Flash

"Po na pushtojnë"/ Rama për Sky News: Pres kërkesë falje nga qeveria britanike

Lapsi.al 11 November 2022
"Po na pushtojnë"/ Rama për Sky News: Pres kërkesë

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median britanike, Sky News. Rama thotë se është duke pritur një kërkesë falje nga qeveria britanike pas deklaratave të Sekretares së Brendshme, Suella Braverman që ngriti shqetësimin se emigrantët po pushtojnë Britaninë e Madhe. Ajo i cilësoi emigrantët shqiptarë “kriminelë që po pushtojnë Anglinë”. Kryeministri u shpreh se qëllimi i Braverman është që të sigurojë sa më shumë vota me deklarata të tilla. Ndërsa theksoi se pasojat do të jenë shkatërruese për shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar dhe vetë Britaninë.

“Nuk kam dëgjuar kurrë një falje, gjë që më bën të mendoj se në vend të shprehjes së ekzagjeruar të zhgënjimit, ky ishte një sulm i llogaritur. Dhe kjo është gjëja më shqetësuese. Kur kërkon falje, është në rregull – ndodhi. Kur nuk e bën, dhe kur e shmang, atëherë do të thotë se dëshiron diçka nga ajo që thuhet.  Pra, do të thotë se ka një llogaritje pas saj. Do të thotë që vërtet po flet me një numër të caktuar votuesish që duan të dëgjojnë këtë.  Dhe ju po i ushqeni me këtë sepse keni nevojë për votat e tyre. Por pasojat e kësaj mund të jenë shkatërruese për njerëzit, për njerëzit tanë në Britani dhe për vetë Britaninë.”- tha Rama.

Prej kohësh, mediat britikanike kanë ngritur alarmin për shqiptarët që shkojnë me gomone në Britaninë e Madhe dhe kërkojnë azil. Madje për disa kohë u konsiderua dhe ndërtimi i një kampi në Ruanda të Afrikës. Aty do të çoheshin të gjithë ata që do të hynin ilegalisht në Angli. Kjo pasi shqiptarët konsiderohen si persona që shkojnë në Angli për të punuar në krimin e organizuar si "fermerë" në shtëpitë e barit.

 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI