Flash

Nesër protesta e PD-së, Berisha thirrje demokratëve e socialistëve t’i bashkohen opozitës

Lapsi.al 11 November 2022
Nesër protesta e PD-së, Berisha thirrje demokratëve e

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që t’i bashkohen protestës së opozitës që do të zhvillohet nesër në Tiranë.

Berisha ftoi në protestë çdo qytetarë, të çdo lloj partie, demokratë e socialistë.

“Pas Enver Hoxhës, Rama është armiku më i papajtueshëm me opozitën.. Nesër shqiptarët do të njihen me alternativen antikrizë të PD-së dhe opozitës.Qytetarët shqiptarë nesër do njihen me alternativën anti-krizë të PD dhe opozitës. Edhe njëherë, ftoj çdo shqiptar, demokrat dhe demokrate, qytetarë pa parti, anëtar të partive të tjera politike opozitare, por edhe socialistë, që janë shumë më afër me ne se me sektin e rilindjes, të bashkohemi për kauzën tonë të drejtë nesër.

Dhe të çelim me atë protestë, një lëvizje të fuqishme që ka si synim madhor, përmbysjen e këtij regjimi antishqiptar.

Ka si synim madhor, rikthimin e Shqipërisë në standardet demokratike, votën e lirë. Ndëshkimin e hajdutëve të pasurive publike dhe fondeve publike, shpartallimin e krimit të organizuar me zero tolerancë ndaj tij. Ka si synim madhor që vendimet për Shqipërinë dhe shqiptarët të mos merren në Beograd, të mos merren në Ankara, por veçse në Tiranë.

Të largojmë një person, një antishqiptar, një armik të qenies shqiptarë, të lirive dhe të drejtave tona. Protesta, ju po e shihni, sirenat e zemërimit dhe urrejtjes ndaj kësaj qeverie, të dhimbjes, sakrificës dhe mjerimit, po ulërijnë në zemrat e të gjithë shqiptarëve në të katër anët e vendit. Ndaj shpreh mirënjohje të pakufishme për ata që do mbushin rrugët dhe sheshet e Tiranës. Rroftë protesta. Rroftë populli opozitar”, tha Berisha në konferencën për mediat.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI