Flash

Lubonja: Pas portit të ri të Durrësit fshihet mafia dhe krimi

Lapsi.al 11 November 2022
Lubonja: Pas portit të ri të Durrësit fshihet mafia dhe krimi

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja ka komentuar debatet për Portin e Durrësit. Në emisionin “Open” ai tha se pas gjithë këtij projekti fshihet mafia dhe krimi i organizuar.

“Për sa i takon transparencës, kryeministri nuk e tha se cilat janë ata pronarët që kanë 60%. Filloi të flasë për bedela, non-grata, por nuk dha përgjigje.

A ju kujtohen që para një viti takoi Albin Kurtin dhe foli për portin që do rritet për të sjellë mallra që do shkojmë në Kosovë. Si ka mundësi që askush nuk i referohet këtij projekti.

Ata nxjerrin një fotografi dhe thonë do transferohet porti i Durrësit dhe atë portin tregtar do e çojnë në veri dhe ajo 500 milionë. Askush nuk thotë do bëhet porti i ri dhe më pas ky i jahteve, por jo. Zero transparencë. Është një pronë aty, tani mora vesh që mund të ketë dhe private, por edhe shtetërore.

Kur vendos për një pronë shtetërore ke detyrë ligjore ta diskutosh, por ky e vendos vetë me sheikun. E them me bindje që pas kësaj është mafia dhe krimi i organizuar shqiptar. Por, kjo kërkon hetime dhe organet nuk kanë fuqi.

Në çdo vend normal dhe jo në çmendi po perifrazoj kryeministrin që quajti çmendi, ka diskutime. Por këtu nuk ka transparencë dhe kush do të mbyllë sytë me dy duart e tij nuk e sheh që shteti është në shërbim të oligarkëve”, - tha Lubonja.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI