Flash

Kokoneshi në spital/ Sherri me ish-punonjësin e tij u agravua, i plagosur edhe shoferi

Lapsi.al 11 November 2022
Kokoneshi në spital/ Sherri me ish-punonjësin e tij u agravua, i

Të tjera detaje janë mësuar në lidhje me ngjarjen e ndodhur sot në Divjakë. Kujtojmë se pas një konflikti mbetën të lënduar kryebashkiaku Fredi Kokoneshi dhe shoferi i tij Gazmend Bullari. Autori i plagosjes është Ergest Xhelili, një ish punonjës IT në bashki. Ky i fundit ka pasur një debat me tone të ashpra me Kokoneshin, duke e qëlluar më pas me thikë. Shoferi i tij ka ndërhyrë në konfliktin mes tyre dhe ka mbetur i plagosur edhe ai.

Ngjarja ka ndodhur në poliklinikën e Divjakës, ku punon dhe bashkëshortja e autorit të dyshuar. Kokoneshi është dërguar në spitalin e Lushnjës me disa plagë në trup. Autori është ndaluar nga policia.

Më herët, Kokoneshi është dhunuar nga një i ri në mes të qytetit. Ishte vetë kryebashkiaku ai që ka denoncuar në polici agresorin e atëhershëm, 32-vjeçarin Dritan Sterkaj.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI