Flash

Kapet në Vlorë i riu i shumëkërkuar nga Interpoli

Lapsi.al 11 November 2022
Kapet në Vlorë i riu i shumëkërkuar nga Interpoli

Abaz Mamo, 27 vjeç, banues në fshatin Çepeat, Vlorë, është arrestuar nga policia për shkak se kërkohej nga Interpoli. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Brindisit, Itali, e ka dënuar me 3 vjet, 6 muaj e 3 ditë burgim, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Njoftimi:

Finalizohet nga strukturat e DVP Vlorë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, operacioni policor i koduar “Brindisi”.

Kapet dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike.

Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale dhe të Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, të DVP Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bashkëpunim me Interpol Tirana, mbështetur dhe në inteligjencën informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Brindisi”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit:

Abaz Mamo, 27 vjeç, banues në fshatin Çepeat, Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Brindisit, Itali, e ka dënuar me 3 vjet, 6 muaj e 3 ditë burgim, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Të këshilluara

Parisi nuk i bëri bashkë Kurtin e Vuçiçin

Kryeministri Albin Kurti tha se Kosova dëshiron marrëdhënie të mira dhe paqësore me Serbinë dhe është e gatshme që të zgjasë dorën e pajtimit përkundër krimeve ...

17:08

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI