Flash

Jennifer Aniston i urren rrjetet sociale

Lapsi.al 11 November 2022
Jennifer Aniston i urren rrjetet sociale

Aktorja 53-vjeçare, Jennifer Aniston ka bërë një deklaratë së fundmi lidhur me rrjetet sociale. Ajo ka theksuar se i urren rrjetet sociale për “Allure”.

“Unë i urrej mediat sociale. Është torturë për mua. Arsyeja pse e hapa Instagramin ishte për të lansuar një produkt të ri. Pastaj filloi pandemia dhe ne nuk e nisëm. Kështu që unë thjesht isha e mbërthyer me të qenit në Instagram. Nuk erdhi natyrshëm”.

Jennifer Aniston foli edhe për luftën e saj të fertilitetit dhe përpjekjet me teknikën in vitro për herë të parë.

Ylli i “Friends” përshkroi “rrugën sfiduese” në kopertinën e saj “Allure” të dhjetorit 2022 të botuar të mërkurën, duke thënë se ajo përjetoi “momente mjaft të vështira” ndërsa përpiqej të mbetej shtatzënë.

“Po mundohesha të mbetesha shtatzënë…po kryeja teknikën in vitro, duke pirë çajra kinezë. Po bëja çdo gjë. Do të kisha dhënë gjithçka nëse dikush do të më thoshte: “Ngrij vezët, bëji një nder vetes”. Thjesht nuk e mendoja këtë gjë dhe ja ku jam sot. Tani është e pamundur, mundësia iku”, tha ajo.

“Kam shpenzuar kaq shumë vite duke mbrojtur historinë time rreth IVF,” tha ajo. “Jam shumë mbrojtëse ndaj këtyre pjesëve, sepse ndjej se ka kaq pak gjëra që mund t’i mbaj për vete. … Unë nuk kam asgjë për të fshehur.”

Aktorja, e cila ishte e martuar me Brad Pitt nga viti 2000 në 2005 dhe me Justin Theroux nga 2015 në 2017, i ka gjetur planet e saj familjare në krye të shumë spekulimeve gjatë viteve.

Të këshilluara

50 Cent sulmon Madonna-n: Patetike

Madonna është kritikuar nga 50 Cent për videot e saj  në rrjetet sociale. Në një nga postimet e fundit në TikTok, këngëtarja e "Material Girl" ndau një video...

15:59

Bad Bunny shpallet 'Artisti i Vitit 2022'

Apple Music e ka shpallur Bad Bunny artistin e vitit 2022. Bad Bunny njihet për  ndikimin e tij në kulturën globale në vitin 2022. Ai tani bashkohet me fitue...

14:57

Lista e plotë e fituesve të CMA Awards 2022

Së fundmi janë shpallur fituesit e CMA Awards 2022. Lainey Wilson ka marrë më së shumti nominime , duke përfshirë, albumin e vitit, këngëtaren femër të vitit...

13:34

Jennifer Aniston në një rrëfim të rrallë

Jennifer Aniston u përball me një luftë të fshehtë me fekondimin in vitro (IVF), për të cilën ka folur vetëm tani. Aktorja është në kopertinën e revistës Allure...

11:57

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI