Flash

Del spoti, Grida Duma në Top Story: Shqipëria është e vonuar për shkak të pakteve të errëta (VIDEO)

Lapsi.al 11 November 2022
Del spoti, Grida Duma në Top Story: Shqipëria është e vonuar

Talk Show politik "TOP STORY", do të rikthehet çdo të hënë dhe të enjte, në orën 21.00, por me një moderatore të re. Grida Duma, pasi la mandatin e deputetit të Partisë Demokratike, do të nisë një karrierë të re në Top Channel. Në një sfidë të re jashtë politikës, pranë medias dhe drejtuar njerëzve, Grida Duma, sjell një hard talk me debat, ku premton se do të thuhet e vërteta dhe politika serviret jashtë kolltuqeve të privilegjit të pushtetit.

Në spot ajo nuk tregon kurrë shumë nga vetja, por shfaqet në dritë-hije duke e dashur ta lënë surprizë gjithçka tjetër.

"Të njëjtat dërr-derre politike që të gjithë e dinë që janë hipokrite, pyetjet e mëdha. Të lësh gjërat e vetes të lësh, të tutë, për të ndërtuar veten diku tjetër atje. Të harrosh çke kaluar për të shpejtuar atë që duhet të ndërtosh. Sepse Shqipëria nuk është e harruar, Shqipëria është e vonuar. E vonuar për shkak të pakteve të errëta. Ne në fakt jemi këtu për të ndërtuar të ardhmen, jo për të rikujtuar. Jemi këtu për të ndërtuar një mendësi të re që është dhe nuk po i jepet zë. ON TOP njerëzit duhet të mendojnë dhe të veprojnë për të ardhmen e tyre,"-thotë Duma në spot.

https://www.youtube.com/watch?v=BDknZt8uLKY

Të këshilluara

Parisi nuk i bëri bashkë Kurtin e Vuçiçin

Kryeministri Albin Kurti tha se Kosova dëshiron marrëdhënie të mira dhe paqësore me Serbinë dhe është e gatshme që të zgjasë dorën e pajtimit përkundër krimeve ...

17:08

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI