Flash

Daçiç: Serbia nuk mund të pranojë një plan ku njihet pavarësia e Kosovës

Lapsi.al 11 November 2022
Daçiç: Serbia nuk mund të pranojë një plan ku

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, tha të premten se thelbi i planit franko-gjerman është i papranueshëm për Serbinë. Ai e tha këtë pasi plani nis me faktin që Kosova është e pavarur. Kancelari gjerman Olaz Scholz dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e konfirmuan ekzistencën e të ashtuquajturit plan franko-gjerman më 3 nëntor. Von der Leyen e konfirmoi se ky plan është “integruar në procesin e dialogut”.

Marrëdhëniet e mira fqinjësore mes Kosovës dhe Serbisë do të bazohen në të drejta të barabarta. Kjo sipas dokumentit të publikuar nga rrjeti mediatik i specializuar për politikat e Bashkimit Evropian, Euractiv. Ky medium raporton se plani franko-gjerman ka për qëllim të zgjidhë mosmarrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë. Zyrtarët e BE-së nuk kanë pranuar ta komentojnë përmbajtjen e planit franko-gjerman.

Megjithatë, shefi i diplomacisë në BE, Josep Borrell, e konfirmoi javën e kaluar se Beogradi dhe Prishtina e kanë marrë këtë plan. Borell shtoi gjithashtu se ata ua kanë dërguar komentet e tyre për këtë plan përfaqësuesve evropianë.

Për kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, propozimi franko-gjerman është “bazë e mirë për diskutime të mëtejshme” për normalizimin e plotë të raporteve. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ishte i pari që foli për ekzistencën e këtij plani.

Më 8 tetor, ai tha se Franca dhe Gjermania e kanë prezantuar një plan. Sipas tij Serbia do ta lejonte hyrjen e Kosovës në institucione dhe organizata ndërkombëtare. Këtu përfshihen edhe Kombet e Bashkuara (OKB). Në këmbim Serbia do të merrte anëtarësimin më të shpejtë në BE.

Daçiç për planin franko-gjerman

Daçiç tha se Serbia nuk mund ta mbështesë një zgjidhje politike se si duhet të duket Kosova si shtet i pavarur nëse nuk zgjidhjet problemi i pavarësisë së saj.

“Vendimet tona për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe jo të drejtpërdrejtë kanë ndikim në qëndrimin tonë lidhur me Kosovën. Nëse e bëjmë këtë, do t’i zemërojmë paksa shokët tanë të vjetër.”, tha Daçiç në një paraqitje në televizionin Pink, më 11 nëntor.

Ai shtoi se Serbia e ka dorën e zgjatur për të gjithë në botë. Daçiç shtoi se ata duhet të përqendrohen në interesat e veta kombëtare.

“Serbia rrezikon shumë nga vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë. Nuk ka asnjë garanci që kjo nuk do të rrezikojë interesat tona kombëtare. Ne nuk kemi asnjë garanci nga Perëndimi se interesat tona do të mbrohen”, tha shefi i diplomacisë së Serbisë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se Serbia mund të ndryshojë qëndrimin për sanksione ndaj Rusisë. Kjo vetëm nëse shpata e Damokleut i varet realisht mbi kokë. Në përgjigje ndaj pyetjeve të gazetarëve në Paris, ai tha se për momentin situata nuk është e tillë. Vuçiç u takua me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në Paris më 10 nëntor.

Ai tha se Serbia nuk dëshiron të lëvizë nga qëndrimi i bazuar në mbrojtjen e ligjeve ndërkombëtare dhe ndëshkimin e atyre që i shkelin këto ligje dhe hyjnë në territorin e vendeve të tjera. Por, ai gjithashtu e ritheksoi qëndrimin se nuk pajtohet me politikën e sanksioneve.

Beogradi zyrtar mbështetet në Rusinë në tentimet për ta parandaluar anëtarësimin e Kosovës në institucione organizata ndërkombëtare. Serbia gjithashtu është plotësisht e varur nga Rusia për furnizim me gaz./REL

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI