Flash

Bordi i Ramës ul çmimin e naftës një ditë para protestës së opozitës

Lapsi.al 11 November 2022
Bordi i Ramës ul çmimin e naftës një ditë para

Bordi i Transparencës ka vendosur që të ulë çmimin e karburantit në vend. Mësohet se nafta është ulur me 5 lekë dhe benzina me 2 lekë. Nafta do të shitet në treg jo më shumë se 227 lekë/litri, dhe benzina jo më shumë se 210 lekë/litri. Vendimi vjen një ditë para protestës së opozitës. I pandryshuar ka ngelur çmimi i gazit, i cili do të shitet me 74 lekë/litri.

Vendim i Bordit të Transparencës 11.11.2022

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 11 Nëntor 2022 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit. Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 10.11.2022, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 957, - 4 nga data 1.11.2022, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 1023, - 40 nga data 1.11.2022, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar një ulje të lehtë në 118.03 ( -1.24 nga data 1.11.2022).

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 227 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 215 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 210 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 198 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 74 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 62 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoil për peshkimin është vendosur 133 lek/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 11 Nëntor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI