Flash

Aksident në Fier, lëndohet 55-vjeçarja

Lapsi.al 11 November 2022
Aksident në Fier, lëndohet 55-vjeçarja

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Fier. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Apolonia”, në vendin e quajtur Zogu i Zi. Mësohet se një grua 55-vjeçare është goditur nga një automjet tip “Mercedes Benz”. Ajo po kalonte rrugën kur u përplas.

Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca. 55-vjeçarja është shoqëruar për në spital, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Fier / Informacion paraprak

Rreth orës 13:30, në vendin e quajtur “Zogu i Zi”, Fier, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin F. Rr., 35 vjeç, banues në Vlosh, Fier, ka aksidentuar shtetasen M. G., 61 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI