Flash

80% e shqiptarëve as kanë blerë, as kanë lexuar libër në 1 vit

Lapsi.al 11 November 2022
80% e shqiptarëve as kanë blerë, as kanë lexuar libër

Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania se sa libra kanë lexuar gjatë vitit që po lëmë pas 74.8% e tyre janë përgjigjur: “Asnjë”. Ndërkohë, vetëm 7.6% kanë lexuar një libër. 11.8% e tyre kanë lexuar 2-3 libra. 2.7% kanë lexuar 4-5 libra dhe 2.3% më shumë se 5 libra.

Kjo shifër rritet kur vjen puna për të blerë libra. 78.2% e shqiptarëve nuk kanë blerë asnjë libër përgjatë vitit 2022.

Ndërkohë, 7.2% e shqiptarëve kanë blerë vetëm 1 libër. 10% e tyre kanë blerë 2-3 libra. 1.9% kanë blerë 4-5 libra dhe 1.9% e tyre kanë blerë më shumë se 5 libra.

Shumica shqiptarëve jo vetëm që nuk blejnë libra, por as nuk dhurojnë. 74.8% e të pyeturve nuk kanë dhuruar një libër, ndërkohë që pozitivisht janë përgjigjur vetëm 25.2% e tyre. 74.1% e shqiptarëve nuk kanë marrë një libër dhuratë dhe vetëm 25.5% kanë marrë.

Gjetjet janë të Barometrit në Euronews Albania, realizuar gjatë periudhës 28 tetor-7 nëntor 2022, kryer nga MRB dhe Data Centrum, në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë.

libër

libër

libër

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI