Flash

Stoltenberg: Tërheqja e trupave rusë është inkurajuese

Lapsi.al 10 November 2022
Stoltenberg: Tërheqja e trupave rusë është inkurajuese

Rusia vendosi të tërheqës trupat nga Kherson, por presidenti Vladimir Putin nuk duhet nënvlerësuar, ka deklaruar kreu i aleancës ushtarake të NATO-s për Sky News.

Jens Stoltenberg dha deklaratën pasi Moska urdhëroi trupat e saj të tërhiqeshin nga Kherson. Ai e përshkroi tërheqjen e trupave rusë si “inkurajues” dhe pozitiv dhe tha se tregon se si ushtria e Ukrainës, e mbështetur nga armët perëndimore, po vendos nën presion trupat ruse.

Por sekretari i përgjithshëm i NATO-s tha se ishte shumë herët për të nxjerrë ndonjë përfundim në lidhje me rëndësinë ose jo të ngjarjeve në Kherson.

“Ne duhet të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë në të vërtetë”, tha Stoltenberg në një intervistë të mërkurën gjatë një udhëtimi në Londër, ku u takua me kryeministrin Rishi Sunak.

“Është pjesë e një modeli apo tabloje të përgjithshme që kemi parë gjatë muajve të fundit se Rusia ka humbur absolutisht vrullin. Ata janë detyruar të heqin dorë.

“Por ne nuk duhet të nënvlerësojmë Rusinë. Ata kanë ende aftësitë, kanë ende forca dhe aftësi që mund të godasin qytetet ukrainase.

Të këshilluara

Mbreti Charles dhe Camila sulmohen me vezë

Mbreti Charles dhe shoqëruesja e tij Camila janë qëlluar me vezë teksa ishin në një vizitë në York. Mësohet se personi që ka sulmuar mbretin është rrethuar dhe ...

14:22

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46