Flash

Përmbytje në Itali dhe Greqi

Reshjet intensive të shiut dhe stuhitë e fuqishme kanë përfshirë disa zona të Italisë dhe Greqisë, duke shkaktuar p&eum...

18:52

SPAK mbyll hetimet për Inceneratorin e Elbasanit

Lapsi.al 10 November 2022
SPAK mbyll hetimet për Inceneratorin e Elbasanit

Përfundojnë hetimet për inceneratorin e Elbasanit. SPAK po iu komunikon akuzat të pandehurve dhe më pas ata kanë 10 ditë kohë për të paraqitur pretendimet e tyre.

Pas kësaj pritet që dosja të dorëzohet në Gjykatën e Posaçme dhe ajo të vendosë kalimin për gjykim apo jo në seancë paraprake. Deri tani nga të akuzuarit, ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka është personazhi më i rëndësishëm i hetimeve.

Ndërkohë me masa sigurie janë dhe Pëllumb Abeshi, ish-kryetar i Komisionit për dhënien e inceneratorit, ish- drejtor i politikave në Ministrinë e Mjedisit; Bardhyl Çabiri- ish-anëtar i Komisionit nga Bashkia e Elbasanit; Etleva Kondi, ish-anëtare e Komisionit për dhënien e koncesionit; Jonida Zeqo, ish-anëtare e Komisionit për dhënien e koncesionit; Serafin Papa, Ish-anëtar i Komisionit për dhënien e koncesionit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI