Flash

Shtyhet seanca në Apel e ankimimit për statutin e 18 dhjetorit

Lapsi.al 10 November 2022
Shtyhet seanca në Apel e ankimimit për statutin e 18 dhjetorit

Seanca në Apel e ankimimit të PD-së për statutin e 18 dhjetorit është shtyrë për të dytën herë.  Seanca u shty për shkak të mungesës së avokatit të PD-së Indrit Sefa. Ajo e radhës është parashikuar të mbahet më 6 dhjetor në orën 9:30.

“Në vijim te komunikimeve mbi veprimtarinë e Gjykatës se Apelit Tirane, ju informojmë se seanca e sotme gjyqësore qe ishte planifikuar te zhvillohej, kërkesa e Partisë Demokratike, nuk u zhvillua, për shkak se përfaqësuesi ligjor, ka depozituar kërkese për shtyrje seance. Seanca e ardhshme gjyqësore është caktuar ne date 06.12.2022, ora 09:30.Ju faleminderit!”- thuhet në njoftim.

Trupi gjykues që po shqyrton çështjen përbëhet nga gjyqtaret: Irida Kacerja, relatore dhe Genti Shala e Emona Muçi anëtarë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI