Flash

Së shpejti një film për jetën e Snoop Dogg

Lapsi.al 10 November 2022
Së shpejti një film për jetën e Snoop Dogg

Jeta e Snoop Dogg po vjen në ekranin e madh. Universal Pictures njoftoi së fundmi se është duke "zhvilluar biografinë" e reperit.

Filmi i ardhshëm do të përfshijë muzikë nga karriera 30-vjeçare e Snoop. Joe Robert Cole, i cili shkroi filmat e Marvel Cinematic Universe do të shkruajë skenarin, ndërsa regjisori Allen Hughesdo të drejtojë filmin.

"Prita një kohë të gjatë për të bashkuar këtë projekt. Doja të zgjidhja regjisorin e duhur, shkrimtarin e përsosur dhe një kompani filmi me të cilën mund të bashkëpunoja. Doja që ata të kuptonin rashëgiminë që unë po përpiqem të portretizoj në ekran. Kujtimin që po përpiqem të lë pas”, tha artisti, i cili gjithashtu do të prodhojë projektin.

Kryetarja e Universal Donna Langley u shprehnë një deklaratë se ajo "pati mundësinë të dëgjonte historinë me fjalët e tij" kur u takuan disa kohë pasi Snoop bleu Death Row Records. "Ne jemi të përulur që jemi në gjendje të krijojmë dokumentin e qëndrueshëm të këtij artisti të veçantë," shtoi Langley. Ndërsa Cole tha se "humaniteti i udhëtimit të Snoop drejt ikonës ndërkombëtare" është ajo që e emocionon më shumë për fillimin e projektit. /Lapsi.al

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2022/09/15/eminem-flet-per-zenken-me-snoop-dogg/

 

Të këshilluara

Lista e plotë e fituesve të CMA Awards 2022

Së fundmi janë shpallur fituesit e CMA Awards 2022. Lainey Wilson ka marrë më së shumti nominime , duke përfshirë, albumin e vitit, këngëtaren femër të vitit...

13:34

Jennifer Aniston në një rrëfim të rrallë

Jennifer Aniston u përball me një luftë të fshehtë me fekondimin in vitro (IVF), për të cilën ka folur vetëm tani. Aktorja është në kopertinën e revistës Allure...

11:57

Ndahet nga jeta aktori Leslie Phillips

Leslie Phillips ka ndërruar jetë në moshën 98 vjecare. Lajmi u konfirmua nga agjenti i tij i cili zbuloi se aktori i ‘Harry Potter’ vdiq në gjumë të hënën. G...

18:35

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI