Flash

Republikanët fitojnë më shumë vende në Dhomën e Përfaqësuesve

Lapsi.al 10 November 2022
Republikanët fitojnë më shumë vende në Dhomën e

Republikanët po sigurojnë më shumë vende në Dhomën e Përfaqësuesve. Kontrolli i Senatit varet nga disa gara të ngushta që sfiduan pritshmëritë për një fitore të madhe të republikanëve, të nxitura nga zhgënjimi mbi inflacionin dhe drejtimi i Presidentit Joe Biden. Partia që fiton në Nevada dhe Arizona, ku garat janë shumë të ngushta, mund të sigurojë shumicën në Senat. Por egziston një mundësi e madhe, që për herë të dytë në dy vite, kontrolli i Senatit të përcaktohet nga balotazhi në Xhorxhia mes Senatorit Raphael Warnock dhe kandidatit republikan Herschel Walker.

Kur flitet për Dhomën e Përfaqësuesve, demokratët ruajtën shumë vende në shtetet si Virxhinia, Penslivania, Kansasi ndërsa ende nuk janë shpallur disa fitues në Nju Jork dhe Kaliforni. Nga ana tjetër, republikanët shënuan disa fitore të rëndësishme në përpjekjen e tyre për të siguruar 218 vendet e nevojshme për të rifituar shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve.

Në një fitore veçanërisht simbolike, republikanët mundën shefin e fushatës demokrate të Dhomës së Përfaqësuesve, Sean Patrick Maloney të Nju Jorkut.

Kontrolli i Kongresit do të jetë një faktor kyç në përcaktimin e së ardhmes së programit të Presidentit Biden dhe do të shërbejë si një referendum për administratën e tij, ndërsa vendi përballet me një shkallë të lartë inflacioni./ VOA

Të këshilluara

Mbreti Charles dhe Camila sulmohen me vezë

Mbreti Charles dhe shoqëruesja e tij Camila janë qëlluar me vezë teksa ishin në një vizitë në York. Mësohet se personi që ka sulmuar mbretin është rrethuar dhe ...

14:22

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46