Flash

Primaret në PD/ Spiro Vaso shpall kandidaturën për bashkinë e Sarandës

Lapsi.al 10 November 2022
Primaret në PD/ Spiro Vaso shpall kandidaturën për bashkinë

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Spiro Vaso ka shpallur ditën e sotme kandidaturën e tij për të marrë pjesë në procesin e primareve. Gjatë një deklarate nga selia blu, Vaso u shpreh se e ka marrë këtë vendim për të hyrë në garë me qëllimin për t'ia kthyer bashkinë qytetarëve pas 14 majit.

Spiro Vaso tha se gjatë katër viteve të fundit bashkia e Sarandës është administruar në mënyrë të gabuar. Ai akuzoi kryebashkiakun aktual Adrian Gurma se ka përdorur për interesa personala bashkinë.

"Gjatë këtyre 4 viteve në qytetin ku unë kam lindur dhe jam rritur, bashkia është perdorur për interesa personale të Adrian Gurmës. Ai perlën e jugut, Sarandën e ka kthyer në një ndërmarrje për militantët socialist. I ka mbyllur dyert qytetarëve dhe demokratëve të ndershëm. Ndaj si një i ri i këtij qyteti mora këtë vendim që së bashku me ju të largojmë këtë të keqe; e cila e ka kapur qytetin tonë prej 12 vitesh.

Ndihem i trishtuar se si pushteti lokal dhe ai qendror i Partisë Socialiste i kanë detyruar të rinjtë të braktisin vendin. Atyre që jetojnë aktualisht ne këtë qytet, u kanë mbyllur çdo mundësi për një të ardhme më të mirë", tha Vaso.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI