Flash

Parashikimi i motit: Mbetet i kthjellët moti gjatë paradites

Lapsi.al 10 November 2022
Parashikimi i motit: Mbetet i kthjellët moti gjatë paradites

Prej disa ditësh Shqipëria ndodhet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, ku edhe të enjten do të diktojnë kushtet e motit në vendin tonë duke sjellë mbizotërim të kthjellimeve gjatë paradites në një pjesë të mirë të territorit. Por  parashikohet që orët e mesditës dhe pasdites kryesisht, do të sjellin kalime vranësirash në për të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 22°C. Sipas MeteoAlb, era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Kosova

Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të vijojnë të mbizotërojnë në të gjithë Kosovën, duke sjellë orë të shumta me diell gjatë paradites. Ndërsa në orët vijuese parashikohet që në territorin e Kosovës të ketë shtim gradual të vranësirave, ku më të dukshme do të jenë në zonat veriore.

Maqedonia e Veriut

Orët e para të ditës do të sjellin në Republikën e MV dominim të kthjellimeve në pothuajse të gjithë vendin. Ndërsa pas mesdite pritet që vranësirat kalimtare të shfaqën në të gjithë territorin e MV, por mundësia për reshje në MV do të mbetet 0.

Rajoni dhe Europa

Pjesërisht Europa Qendrore dhe Veriu i kontinentit do të jenë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, të cilat do të sjellin vranësira të shpeshta dhe reshje shiu. Në Europën Lindore mbeten prezenet reshjet e dëborës. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit Europian do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI