Flash

Mediat greke nxjerrin foton e shqiptarit që tentoi të përdhunonte 20-vjeçaren në Pire

Lapsi.al 10 November 2022
Mediat greke nxjerrin foton e shqiptarit që tentoi të përdhunonte

Me urdhër të Prokurorisë së Rrethit Pire, mediat greke kanë bërë publike të dhënat e identitetit, fotografitë, si dhe akuzat e ngritura ndaj 28-vjeçarit shqiptar që tentoi të përdhunojë një 20-vjeçare greke në Nicë.

Bëhet fjalë për Kledi Sulollarin, i cili u arrestua më 6 nëntor nga policia dhe ndaj tij u ngrit akuza për tentativë përdhunimi dhe lëndim të rëndë.

Sulollari u arrestua herët mëngjesin e së dielës së 6 nëntorit, në Nicë, pasi ndoqi një 20-vjeçare teksa ajo po lëvizte për në shtëpinë e saj dhe e kishte imobilizuar me qëllim përdhunimin e saj.

Vajza ka tentuar ta pengojë duke kërkuar ndihmë dhe më pas 28-vjeçari e ka sulmuar me grushte në kokë duke e plagosur. Pas kësaj ai është arratisur për tu arrestuar më vonë. Nga Drejtoria e Sigurisë së Pireut po hetohet për mundësinë e përfshirjes së tij në ndonjë krim të ngjashëm.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI