Flash

Kthyen banesën në ‘shtëpi bari’, shpallen në kërkim babai dhe dy djemtë

Lapsi.al 10 November 2022
Kthyen banesën në ‘shtëpi bari’, shpallen në

Një banesë e kthyer në “shtëpi bari” është zbuluar nga policia në Krujë. Për këtë vepër penale, blutë kanë shpallur në kërkim tre persona: babai dhe dy djemtë e tij. Policia njofton se në vendin e quajtur “Kodër Dushk”, në fshatin Derven, në banesen e një personi që aktualisht jeton në Greqi, kultivoheshin bimë narkotike. Brenda banesës ishin përshtatur dy ambiente për kultivimin e bimëve narkotike. Këto të fundit ishin mbjellur nëpër vazo dhe rrethuar me llampa.

Pas hetimeve, në kërkim u shpall Q. X., L. X. dhe K. X. babai dhe 2 djemtë e tij, të cilët kishin në ruajtje banesën. Gjithashtu atyre, iu gjet dhe iu bllokua edhe një furgon brenda të cilit policia gjeti pajisje të shumta elektrike që do të shërbenin për përshtatjen e ambienteve të tjera të banesës, për kultivim të bimëve narkotike, me llamba. 206 bimë narkotike, të kultivuara në vazo dhe dhjetëra llamba dhe pajisje të tjera elektrike që ishin instaluar në 2 ambientet e banesës janë sekuestruar nga policia.

Policia:

"Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të tentativave për kultivim të bimëve narkotike në ambiente të hapura e të mbyllura, dhe si rezultat i kontrollit të imtësishëm të territorit, mbështetur nga inteligjenca informative se në vendin e quajtur “Kodër Dushk”, në fshatin Derven, në banesen e një shtetasi që aktualisht jeton në Greqi, kultivoheshin bimë narkotike, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Derveni”.Në kuadër të këtij operacioni, në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë shpallja në kërkim e shtetasve:

-Q. X., L. X. dhe K. X. (babai dhe 2 djemtë e tij), të cilët kishin në ruajtje banesën ku Policia zbuloi 2 ambientet e përshtatura për kultivim të bimëve narkotike. Vijon puna intensive për kapjen e të 3 shtetasve të shpallur në kërkim."

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI