Flash

Kryemadhi nxjerr fakte të reja për aferën e inceneratorit të Tiranës

Lapsi.al 10 November 2022
Kryemadhi nxjerr fakte të reja për aferën e inceneratorit të

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka nxjerrë sot detaje të reja në lidhje me aferën e inceneratorëve.

Kryemadhi iu referua Klodian Zotos, i cili ka paguar rreth 2 mld lekë për 19 kompani dhe se vlera e grabitur shkon rreth në 19 milionë dollarë.

Këto para janë vjedhur gjatë periudhës  2018 deri 2021.

Kryemadhi tha se Klodian Zoto dhe tre kompani në emër të një bariu në Greqi dhe dy pensionistë kanë marrë shuma marramendëse nga inceneratorët.

Inceneratori i Tiranës, Offshore ka paguar Klodian Zoton deri më sot me 25 milion dollarë të cilat Zoto këto para i ka paguar në 19 kompani të tjera që kanë kryer evazion fiskal.

Kryemadhi tha se të njëjtat kompani që kanë kryer skemën tek inceneratori i Elbasanit dhe Fierit janë dhe tek Inceneratori i Tiranës Ndërsa thekoi se pronar i Inceneratorit të Tiranës është vetë kryeministri Edi Rama.

“Akoma edhe sot ne paguajmë inceneratorin e Tiranës. Vlera e grabitur shkon rreth 19 milionë dollarë.

Këto pagesa Klodian Zoto i ka bërë në vitin 2018-2019-2020-2021. Ndërkohë që dje kryeministri thoshte që janë paditur nga Drejtoria e Tatimeve. Kur janë paditur si i kanë lejuar të paguhen dhe të marrin paratë. Mënyra se si Rama foli dje, ishte presion ndaj Prokurorisë. Inceneratori i Tiranës ka paguar 800 mijë dollarë vetëm për fluturime në vitin e pandemisë”, tha Kryemadhi.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI