Flash

Kod Unik për çdo ndërtesë e truall në Shqipëri, shtohet elementi i 9-të në përbërje të adresës

Lapsi.al 10 November 2022
Kod Unik për çdo ndërtesë e truall në Shqipëri,

Adresave në Shqipëri do t’u shtohet edhe një element i ri; Kodi Unik. Në këtë mënyrë, sistemi i adresave do të bëhet me 9 elementë përbërës. Kodi unik, identifikon në mënyrë unike vendndodhjen e çdo ndërtese apo trualli të lirë, në shkallë vendi.

“Ky kod ka për synim lehtësimin e memorizimit të adresës për shtetasit në Republikën e Shqipërisë dhe krijimin e mundësisë për aksesimin e herëpashershëm të dokumentit unik shtetëror, pra Regjistrit Kombëtar të Adresave, që përmban elementët përbërëse të adresës.

Gjithashtu, kodi unik nevojitet për të patur një vlerë të minimizuar të shkëmbimit të informacionit midis databazave kombëtare pa qenë e nevojshme që të kalojë i gjithë informacioni me tetë elementët e adresës, por të realizohet edhe përmes 1 (një) elementi të vetëm” shkruhet në relacionin e projektligjit që ndodhet në proces konsultimki publik.

Ky projektligj është hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile dhe Drejtoria e Programimit, Standardizimit dhe Harmonizimit të Kuadrit Rregullator në Ministrinë e Brendshme./ Scan

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI