Flash

Jennifer Aniston në një rrëfim të rrallë

Lapsi.al 10 November 2022
Jennifer Aniston në një rrëfim të rrallë

Jennifer Aniston u përball me një luftë të fshehtë me fekondimin in vitro (IVF), për të cilën ka folur vetëm tani. Aktorja është në kopertinën e revistës Allure të këtij muaji dhe në intervistën shoqëruese ka rrëfyer disa të pathëna.

Ajo tregoi se donte të kishte fëmijë, por pati probleme për të mbetur shtatzënë dhe i mbajti të fshehta përpjekjet e saj.

"Po përpiqesha të mbetesha shtatzënë. Ishte një rrugë sfiduese për mua," reflektoi Aniston.

Ajo tha se askush nuk ishte në dijeni për përpjekjet e saj dhe nuk tregoi se kur e bëri këtë përpjekje saktësisht. Megjithatë, ajo tha se ka provuar pothuajse gjithçka, përfshirë IVF.

"Të gjitha ato vite dhe vite spekulimesh... Ishte vërtet e vështirë," tha Aniston. "Isha duke bërë IVF, duke pirë çajra kinezë. Po u hidhja gjithçka. Do të kisha dhënë çdo gjë nëse dikush do të më thoshte: ‘Ngri vezët. Bëji një nder vetes’. Thjesht nuk e mendova. Kështu që, ja ku jam sot. Anija ka lundruar."

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktori Leslie Phillips

Leslie Phillips ka ndërruar jetë në moshën 98 vjecare. Lajmi u konfirmua nga agjenti i tij i cili zbuloi se aktori i ‘Harry Potter’ vdiq në gjumë të hënën. G...

18:35

Alfio konfirmon ndarjen nga Fatma

Alfio, përmes një postimi në rrjetet sociale ka kofirmuar ndarjen nga Fatma. Ai shkruan se e ndjen detyrim që të sqarojë këtë gjë për ndjekësit dhe miqtë e tij...

13:55

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI