Flash

Irani pretendon se ka prodhuar raketë hipersonike

Lapsi.al 10 November 2022
Irani pretendon se ka prodhuar raketë hipersonike

Irani ka krijuar një raketë hipersonike, të aftë për të depërtuar në të gjitha sistemet e mbrojtjes, tha të enjten gjenerali Amirali Hajizadeh, komandant i njësisë ajrore të Gardës Revolucionare.

Raketat hipersonike, si raketat tradicionale balistike që mund të bartin armë bërthamore, mund të fluturojnë pesë herë më shpejt se shpejtësia e zërit.

“Kjo raketë balistike hipersonike është ndërttuar për të luftuar mburojat e mbrojtjes ajrore,” tha Hajizadeh, cituar nga agjencia iraniane e lajmeve Fars.

“Do të jetë në gjendje të depërtojë në të gjitha sistemet e mbrojtjes kundër raketave,” tha gjenerali, duke shtuar se beson që do të duheshin dekada përpara se të ketë një sistem të fortë për ta përballuar këtë raketë.

Njoftimi vjen disa ditë pasi Irani pranoi se ka dërguar dronë në Rusi, por e mohoi se këtë e ka bërë që kur Rusia pushtoi Rusinë.

Washington Post raportoi më 16 tetor se Irani po përgatitej të dërgonte raketa në Rusi, por Teherani e hodhi poshtë raportin si “plotësisht të rremë”.

Ndryshe nga raketat balistike, raketat hipersonike fluturojnë në një trajektore të ulët në atmosferë, duke arritur potencialisht objektivat më shpejt.

Testimi i raketës hipersonike nga Koreja e Veriut vitin e kaluar ngjalli shqetësime rreth një gare për të blerë teknologjinë.

Rusia kryeson garën për të ndërtimin e raketave, e ndjekur nga Kina dhe Mbretëria e Bashkuar.

Një raketë hipersonike është e manovrueshme, duke e bërë më të vështirë gjurmimin dhe mbrojtjen kundër saj.

Derisa vendet si Shtetet e Bashkuara kanë krijuar sisteme të dizajnuara për t’u mbrojtur kundër raketave lundruese dhe balistike, se a kanë aftësi për të gjurmuar dhe rrëzuar një raketë hipersonike mbetet në pikëpyetje./REL

Të këshilluara

Mbreti Charles dhe Camila sulmohen me vezë

Mbreti Charles dhe shoqëruesja e tij Camila janë qëlluar me vezë teksa ishin në një vizitë në York. Mësohet se personi që ka sulmuar mbretin është rrethuar dhe ...

14:22

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46