Flash

Berisha: PD nuk është e ndarë, por Rama mban peng flamurin

Lapsi.al 10 November 2022
Berisha: PD nuk është e ndarë, por Rama mban peng flamurin

Kryetari i PD-së, Sali Berisha thotë se PD nuk është e ndarë në dy pjesë edhe pse grupimi “Alibeaj” ka deklaruar të shkojë me kandidatët e tij në zgjedhjet lokale të 14 majit. Berisha tha se perceptimi i ndarjes së PD në dy pjesë është një skemë e imponuar nga Rama. Në një kohë që KQZ nuk e njeh ende ligjërish PD e drejtuar prej tij, kryedemokrati tregoi dhe se si do të veprojë për të regjistruar PD për zgjedhjet lokale.

“Ka një parti, nuk jemi dy pjesë. Një skemë e imponuar nga Rama nuk është PD. PD ka një përputhje të plotë me kushtetutën e saj ka përmbushur të gjitha standardet. Ka një grup, por nuk mund të quhet pjesë tjetër e PD, është një grup në PD dhe janë pjesë e PD janë të ftuar të kontribuojnë si deputetët. Ka një kushtetutë, ajo kushtetutë u jep të drejtë deputetëve dhe anëtarëve të kandidojnë në primare dhe të krijojnë fraksione brenda nëse nuk janë dakord me kryetarin.

Realiteti është se ka një parti me forumet e zgjedhura nga baza deri në krye. KQZ është i detyruar të njohë partinë e regjistruar më 25 marsi me vendim të gjykatës së Tiranës. Rama ka përpjekje për të konfiskuar flamurin e PD. PD do bëj gjithçka për të çliruar flamurin dhe ne do qëndrojmë kundër tij. Ne do paraqesim vendimin e gjykatës në KQZ. Është në tagrin e këtij komisionit të vendos në përputhje me ligjin ose të bëhet vegël e Edi Ramës”, - tha Berisha në Opinion.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

REPLIKË/Ku duhet kërkuar gjeneza e “Shqipërisë së re”

Problemi me artikullun e Andi Bushatit është se ai rrezikon ti japë lëvizjes Bashkë peshën e rëndë që akoma nuk e ka për të reflektuar Shqipërinë e nesërme. Jo se lëvizja Bashkë nuk e përfaqëson Shqipërinë e nesërme, por se nuk e bën dot këtë e vetme

08:22 Kristi Pinderi

Me sytë katër

PAPARAZZI