Flash

Berisha: Do dridhen themelet e regjimit në protestën e 12 nëntorit

Lapsi.al 10 November 2022
Berisha: Do dridhen themelet e regjimit në protestën e 12

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se protesta e së shtunës, do të jetë më e madhe se ajo e 7 korrikut. Sipas Berishës, kjo protestë do të dridhë themelet e regjimit. Kryetari i PD-së thotë se ky tubim do shënojë sezonin më të vështirë për kryeministrin Edi Rama.

“Motivet e protestës janë të jashtëzakonshme. Ndaj populli shqiptar do i përgjigjet këtij armiku. Së pari, vetë protesta është simboli i revoltës popullore, skenari dhe koreografia është atribut i atyre që po merren me të. Shqipëria po zien. Mezi po presin, të mëdhenj dhe të vegjël të mbushin sheshin.

Asnjë bast dhe asnjë rrezik nuk ka. Kjo protestë do të jetë një protestë që do të dridhë nga themelet një regjim që bazohet në drogë. Një vend me liri fiktive, një vend që ka zbritur 4 shkallë më poshtë se sa Vietnami komunist, një shtet me monizëm, është një vend i cili i tëri duhet të ngrihet në revoltë si rrugën e vetme për të siguruar votën” – tha Berisha në “Opinion”.

Berisha tha se për këtë protestë ka pasur koordinim edhe me “Partinë e Lirisë”.

“Plotësisht. Për protestën është bërë një takim paraprak me kryetarin e PL-së pastaj me forcat e tjera politike. Do jenë të pranishëm. Do i adresohen popullit opozitar. Është inaugurimi i një sezoni të vështirë për një kryeministër i cili përpiqet të bëjë gjithçka për të fshehur megaaferat e tij” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI