Flash

Sekuestrohen 74 kg lëndë narkotike në kufi me Greqinë, arrestohet shqiptari

Lapsi.al 9 November 2022
Sekuestrohen 74 kg lëndë narkotike në kufi me Greqinë,

Dy shqiptarë kanë hyrë në vend në orët e para të mëngjesit në mënyrë të paligjshme në kufi. Ata kanë patur edhe një ngarkesë të madhe mbi 74 kilogramë kanabis. Policia i pikasi ndaj ata hodhën ndarkesën dhe tentuan të arratiseshin. Njëri prej tyre ia doli ndërsa tjetri u prangos.

Në kuadër të një operacioni të koordinuar, policia arriti të arrestonte një 34-vjeçar. Ata po ashtu gjetën katër thasët që ishin hedhur në një zonë rurale të Kastorisë. Këto thasë përmbanin kanabis të papërpunuar me peshë totale 74 kg dhe 370 gram. Gjithashtu, 34-vjeçarit shqiptar i janë konfiskuar dy aparate celularë dhe 200 euro. Ndaj tij është ngritur një dosje për import, posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike në shkallën e veprës penale dhe shkelje të legjislacionit për të huajt dhe është dërguar në Prokurorinë e Rrethit të Kastorisë, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit të tij.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI