Flash

Rama-opozitës: Porti i Durrësit investim që nuk ishte imagjinuar ndonjëherë

Lapsi.al 9 November 2022
Rama-opozitës: Porti i Durrësit investim që nuk ishte imagjinuar

Seanca plenare nisi me debate për miratimin e procedurës të përshpejtuar për Portin e Durrësit. Opozita kundërshtoi që të futej me procedurë të përshpejtuar projektligji. Në fjalën e tij, Enkelejd Alibeaj u shpreh se kushton 2 miliard e 100 milionë euro. Ndërsa kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u shpreh se PD duhet të vendosë që të mos i shkojë mbrapa Sali Berishës.

Më i ashpër ka qenë kryeministri Edi Rama. Ai ka shpërthyer në ofendime ndaj opozitës. Sipas tij, në Shqipëri po bëhet një investim që nuk është bërë dhe imagjinuar ndonjëherë. Rama e konsideroi atë një investim që transformon Durrësin në një nga pikat më të rëndësishme në Mesdhe. Kërkesa për procedurë të përshpejtuar për portin e Durrësit u miratua me 62 vota pro dhe 19 kundër.

Pjesë nga debati:

"Edi Rama: Me çfarë kurajoje ti çohesh këtu edhe hedh baltë mbi një personalitet, personalitet? Ai është përfaqësues i një prej komanive më të mëdha të botës që vjen në Shqipëri si një rezultat i një marrëdhënieje strategjike, prej të cilës po ndërtohn në zonën e Spitallës 2 mijë apartamente dhe falë të cilës këtu në vendin tonë bëhet një investim që nuk ëhstë bërë ndonjëherë dhe nuk është imagjinuar ndonjëherë që e transformon Durrësin në një nga pikat më të rëndësishme në Mesdhe.

Këtu as nuk u mitatuar gjë, duhet të jetë sepse kështu mendojmë ne që duhet të jetë, sepse nuk kemi kohë për të humbur, kemi më shumë se një vit që negociojmë, është një kontratë ku shteti shqiptar merr pjesë me aksione, ju jeni ca të mbaruar, të pafytyrë, njerëz që nuk keni fe, as din e as iman.Çoheni këtu dhe mirë ne, por akuzoni për aferë një nga kompanitë më të mëdha të botës, Jeni ca të pafytyrë, pa din e pa iman, këta jeni ju.

Deputeti Sula:  S’ke turp.

Edi Rama: Mos bërtit ti gjel deti i Peqinit dakort se po të kishit ju fytyrë, ju nuk ia bënit Shqipërisë ato që i keni bërë."

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI