Flash

Rama: Biznesit të madh i rriten penalitetet, vijon sekuestrimi i ndërtimeve pa leje

Lapsi.al 9 November 2022
Rama: Biznesit të madh i rriten penalitetet, vijon sekuestrimi i

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka prezantuar në Kuvend buxhetin 2023. Rama tha se thelbi i këtij buxheti është mbrojtja e familjeve në nevojë dhe bizneseve të vogla. Sipas tij, 12 mld lekë do të shkojnë për mbrojtjen e çmimit të energjisë, plus 80 mln euro që BE i dha për vendin tonë. Rama theksoi se do të rritet paga e zjarrfikësve, punonjësve të arsimit, shëndetësisë dhe ushtarakëve.

Po ashtu gjatë fjalës së tij, Rama tha se do të vijojë sekuestrimi i ndërtimeve pa leje.

Fjala e Ramës:

"Për paketën fiskale kemi një ndryshim të vogël që ju jua bëtë biznesit të vogël e i nxitët që të dilnin në protesta, por në fakt nuk ndodhi, sepse sado që nuk na duan, ata nuk janë aq budallenj që të vijnë pas jush. Biznesit të vogël nuk i është 10-fishuar gjoba, biznesi i vogël ka qenë dhe është aleati i qeverisë tonë. Kemi vazhduar t'i paguajmë pjesën më të madhe të energjisë elektrike në mënyrë që inflacioni të mos shkojë kacafiu. Bazuar në Këshillim Kombëtar ku morën pjesë gjysmë milioni shqiptarë, kemi vendosur tu rrisim penalitetet bizneseve të mëdha.

Ne jemi ata që vazhdojmë të konfiskojmë metrat katrorë të atyre që i konsideroni oligarkë gabimisht. Por nuk do kishin hallin e madh që do të dorëzojnë çdo metër katrorë që kanë ndërtuar pa leje. Edhe sot që flasim, ka konfiskime të reja, jo vetëm në Tiranë, por edhe jashtë Tiranës, në vijën bregdetare që janë ndërtuar pa leje. Ne nuk e konsiderojmë kriminel biznesin e madh, ju bëni kriminelë dhe njeriun që ka ndërtuar gjysmën e Dubait, çfarë e keni ju atë. ", tha Rama.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI