Flash

Lushnje, arrestohet autori i 6 vjedhjeve

Lapsi.al 9 November 2022
Lushnje, arrestohet autori i 6 vjedhjeve

Policia e Lushnjës dha zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore 6 vjedhje të ndodhura më parë dhe ka vënë në pranga një 21-vjeçar. Sipas njoftimit të policisë, 21-vjeçari dyshohet se është autor i 6 vjedhjeve të ndryshme në markete.Ai akuzohet se ka vjedhur paketa me cigare dhe shuma të ndryshme parash të cilat arrinin në rreth 2.5 milionë lekë të vjetra.

Njoftimi i policise:

Lushnjë -Zbardhen dhe dokumentohen me prova ligjore, 6 vjedhje të ndodhura më parë, si rezultat i punës intensive hetimore dhe policore, nga specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë. Vjedhjet, të ndodhura në periudha të ndryshme, në disa biznese, në aksin rrugor “Rrogozhinë – Fier”.

Si rezultat i provave të grumbulluara, autor i këtyre 6 vjedhjeve është shtetasi A. L., 21 vjeç, banues në Durrës, i arrestuar si rezultat i operacionit policor të koduar “Seriali”, të finalizuar më datë 17.10.2022, nga Policia e Durrësit.

21-vjeçari është autor i këtyre 6 vjedhjeve:

•Më datë 10.07.2022, ka vjedhur në një market, 30 000 lekë dhe steka me cigare;

•Më datë 14.07.2022 dhe më datë 02.08.2022, ka vjedhur në të njëjtin market, 50.000 lekë dhe steka me cigare;

•Më datë 21.07.2022, ka vjedhur në një market, 15 000 lekë dhe steka me cigare;

•Më datë 18.08.2022, ka vjedhur në një lokal, 100 000 lekë dhe steka me cigare;

•Më datë 29.09.2022, ka vjedhur në një market, 54 000 lekë dhe steka me cigare;

•Më datë 06.08.2022, ka tentuar të vjedhë në një market.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Kosova zgjat masat emergjente për energjinë

Kuvendi i Kosovës i ka dhënë miratimin edhe vendimit të Qeverisë mbi zgjatjen e masave emergjente për furnizim me energji. Kjo është hera e shtatë që kuvendi me...

11:38

Aksident me vdékje në Korçë

Aksident me vdekje në afërsi të fshatit Kamenicë në Korçë. Nga informacionet paraprake bëhet me dije se viktima ka qenë duke drejtuar një motor dhe është për...

11:25

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI