Flash

Kurti: Ata që po urdhërojnë largimin nga institucionet e kanë problem ligjin

Lapsi.al 9 November 2022
Kurti: Ata që po urdhërojnë largimin nga institucionet e

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se serbët në veri të Kosovës nuk i kanë problem vendimet e qeverisë, sa i përket targave. Sipas tij “kërcënimet” i ndiejnë ata që e kanë problem ligjin. Gjatë mbledhjes së Qeverisë më 9 nëntor, Kurti tha se mungesa e sundimit të ligjit është kërcënim veçmas për qytetarët serbë në katër komunat veriore: Zveçan, Zubin Potok, Leposaviq dhe Mitrovicë të Veriut.

“Problemi i tyre janë sulmet me bomba, djegiet e veturave dhe shtëpive. Trysnitë dhe kërcënimet pa afat nga ata që e kanë problem ligjin. Ata që po urdhërojnë braktisjen e institucioneve të Kosovës janë ata të cilëve u pengon ligjshmëria dhe kushtetutshmëria, luftimi i kriminalitetit dhe i korrupsionit në vendin tonë”, tha Kurti.

Autoritetet në Kosovë javët e fundit kanë raportuar për disa incidente në veri të Kosovës. Ato targetonin kryesisht serbët që kanë riregjistruar makinat e tyre nga targat serbe në ato RKS. Tensionet në veri janë rritur edhe më shumë në fillim të këtij muaji. Kjo pasi qeveria nisi zbatimin e një plani për riregjistrimin e makinave.

Kurti për sundimin e ligjit

Kurti tha se sundimi i ligjit dhe demokracia “janë garantuesit më të mirë të sigurisë së paqes”.

“Ne duam sundim të ligjit sepse duhet sundim i ligjit. Nuk është zgjedhje, është detyrim. Mungesa e tij është kërcënim për të gjithë. Me këtë kërcënim po ballafaqohen më së shumti bashkëqytetarët tanë në katër komunat në veri tonë. Presioni dhe sulmet ndaj tyre nga banda dhe individë kriminalë janë vetë dëshmia se çfarë prodhon vetë mungesa e sundimit të ligjit. Problemi i tyre nuk janë vendimet tona, as afatet që parashihen në to”, tha kryeministri i Kosovës.

Kurti tha se deri mëngjesin e 9 nëntorit, autoritetet kanë shqiptuar 1.012 vërejtje për shoferët që kanë makina me targa të lëshuara nga Serbia. Sipas tij, shqiptimi i qortimeve është bërë pa incidente.

Largimet e serbëve nga institucionet e Kosovës

Më 5 nëntor, përfaqësuesit e Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë, që ka mbështetjen e Beogradit – njoftuan se serbët do të largohen nga institucionet e Kosovës në veri, përfshirë nga policia, prokuroritë, gjykatat, Kuvendi dhe qeveria e Kosovës.

Deri më tani, autoritetet në Prishtinë kanë konfirmuar se afër 600 policë në veri kanë dhënë dorëheqje. Serbët thanë se nuk do të kthehen në institucione derisa qeveria e Kosovës të mos tërhiqet nga plani prej tri fazash për riregjistrimin e makinave.

Më 1 nëntor Qeveria e Kosovës nisi zbatimin e planit për riregjistrimin e makinave me targa serbe, në ato legale Republika e Kosovës. Faza e parë parasheh shqiptimin e qortimeve për shoferët me makina me targa të tilla. E dyta parasheh gjoba prej 150 eurosh. Në fazën e tretë do të përdoren targa provuese.

Qeveria e Kosovës ka thënë se pas 21 prillit të vitit 2023, në Kosovë nuk do të mund të qarkullojnë makina që nuk kanë targa RKS. Besohet se në veri të Kosovës qarkullojnë afër 10.000 makina me targa serbe, që Kosova i konsideron ilegale./ REL

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI