Flash

Kosova zgjat masat emergjente për energjinë

Lapsi.al 9 November 2022
Kosova zgjat masat emergjente për energjinë

Kuvendi i Kosovës i ka dhënë miratimin edhe vendimit të Qeverisë mbi zgjatjen e masave emergjente për furnizim me energji. Kjo është hera e shtatë që kuvendi merr vendim për masa emergjente.

Seanca e Kuvendit të Kosovës për situatën me energjinë elektrike ka përfunduar me votimin e masave të reja emergjente për furnizim.

Nga 92 deputetët e pranishëm në sallë, 65 kanë votuar pro vazhdimit të këtyre masave

Kjo është hera e shtatë që kuvendi merr vendim për masa emergjente. Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, i arsyetoi masat.

“Tanimë në 9 muaj e parë të vitit vetëm se kemi një ulje të konsumit për 6 për qind krahasuar me vitin e kaluar dhe të gjitha masat që i kemi ndërmarrë dhe do të vazhdojmë t’i ndërmarrim, i kontribuojnë uljes së konsumit. Asnjë reduktim deri më tani nuk është bërë me vendim të Qeverisë, si rezultat i masave emergjente dhe kjo nuk qëndron”.

Gjatë debatit, ata patën kritika ndaj Qeverisë mbi vazhdimin për të shtatën herë të gjendjes emergjente, pa i gjetur një zgjidhje më afatgjate situatës me energjinë.

“Nëse situata do të zgjasë, silleni një ligj emergjent që e rregullon sektorin në situata emergjente, jo çdo muaj kështu. Kjo është skajshëm keqpërdorim”, tha deputeti i PDK-së, Ferat Shala.

Kurse, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se Qeveria e ka tepruar me këto masa.

“Thotë na jepni besë 30 ditë sepse për 30 ditë do ta zgjidhim problemin, është hera e gjashtë që e thonë këtë. Ndërkohë që ka përkeqësim të energjisë elektrike për këto gjashtë herë që është dhënë afati 30 ditësh”.

Edhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka qenë kritik ndaj masave emergjente.

“A është duke dashur Qeveria qe 20 muaj ta mbajë gjendjen e jashtëzakonshme dhe rrjedhimisht 6 herë radhazi të marrë masa për gjendjen emergjente në këtë sektor. Si është e mundur që në komisionin përkatës Qeveria të mos japë asnjë analizë se cilat janë përfitimet që ky Kuvend i ka marrë në raport me gjendjen emergjente”.

Autoritetet në Kosovë kanë paralajmëruar dimër të vështirë, për shkak të krizës energjetike që ka përfshirë Evropën.

Edhe vitin e kaluar, Kosova është prekur nga kriza energjetike, andaj konsumatorët janë përballur me reduktime dhe shtrenjtim të tarifave.

Dy termocentralet në Obiliq, Kosova A dhe B mund të prodhojnë energji deri në 800 megavat në orë, kurse nevojat e konsumatorëve, gjatë dimrit, arrijnë deri në 1.300 megavat në orë.

Në Kosovë, rreth 94 për qind e energjisë prodhohet nga djegia e thëngjillit, ndërsa rreth 6 nga burimet e rinovueshme sikurse hidrocentralet, centralet me erë dhe panelet diellore.

Të këshilluara

Aksident me vdékje në Korçë

Aksident me vdekje në afërsi të fshatit Kamenicë në Korçë. Nga informacionet paraprake bëhet me dije se viktima ka qenë duke drejtuar një motor dhe është për...

11:25

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI