Flash

Forcat italiane zbarkojnë në veri të Kosovës

Lapsi.al 9 November 2022
Forcat italiane zbarkojnë në veri të Kosovës

Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit, EULEX, mbrëmë solli një Njësi Policore e Specializuar Rezervë e përbërë nga 23 xhandarë nga Karabinierët italianë dhe anëtarë të Forcës së Xhandarmërisë Evropiane (EUROGENDFOR) për të siguruar stabilitetin në Kosovë.

Kjo njësi u dislokua në vend si përgjigje ndaj nevojës së misionit për të pasur forca shtesë në terren dhe për t’i mbështetur më mirë homologët kosovarë, nëse kjo kërkohet dhe nëse është e nevojshme, njofton Klankosova.tv.

Kujtojmë se njësia e rregullt e EULEX-it, e përbërë nga 105 policë polakë, është e stacionuar në Mitrovicë.

“NJPSR-ja e sapozbarkuar aktualisht përbëhet nga 23 xhandarë nga Karabinierët italianë dhe është e vendosur në Kompleksin Mbështetës të EULEX-it në Fushë Kosovë. NJPSR-ja është nën komandën e EULEX-it dhe do ta mbështesë Misionin në përmbushjen e detyrave të tij, përfshirë ato si reagues i dytë i sigurisë në Kosovë nëse është e nevojshme” thuhet në njoftimin e EULEX-it.

Mes tjerash, kjo është hera e dytë që EULEX sjell një njësi të tillë në Kosovë pasi në mars të këtij viti erdhën një njësi prej 70 xhandarësh nga Portugalia dhe Franca dhe të njëjtit u larguan nga Kosova më 18 korrik./Klan Kosova/

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI