Flash

Drake dhe 21 Savage paditen nga Vogue

Lapsi.al 9 November 2022
Drake dhe 21 Savage paditen nga Vogue

Botuesi i 'Vogue', Condé Nast, ka ngritur një padi prej 4 milionë dollarësh kundër Drake dhe 21 Savage. Dyshja krijoi botime false të Vogue me veten në kopertinë për të promovuar albumin e tyre  "Her Loss".

Kopjet u bënë virale në mediat sociale. U vendosën postera të rremë në Nju Jork dhe u shpërndanë  në vende si Miami, Atlanta dhe Los Angeles. Madje Drake shkroi në Twitter së bashku me imazhin e kopertinës “Unë dhe vëllai im nesër në stendat e gazetave!! Faleminderit @voguemagazine dhe Anna Wintour për dashurinë dhe mbështetjen në këtë moment historik.”

Sipas padisë,Nast kërkoi që Drake dhe ekipi i tij të ndalonin “përdorimin e paautorizuar të markës tregtare Vogue duke hequr postimet dhe ndërprerë çdo shpërndarje të kësaj 'reviste. Botuesi u shpreh se ata duhet të lëshojnë një deklaratë publike që sqaron se nuk ishten jë kopertinë e vërtetë e Vogue."

Thuhet se botimet që reperët publikuan ishin të numrit tetor të Vogue, me disa faqe të modifikuara për të mbivendosur logot promovuese për albumin. Të tjerat përfshijnë imazhe të redaktores  Anna Wintour. "Wintour nuk autorizoi përdorimin e imazhit të saj për të promovuar albumin e të pandehurve", shkruhet në ankesë.

Promot për albumin e ri të Drake dhe 21 Savage përfshinin gjithashtu intervista të rreme. Një intervistë e Howard Stern, një performancë "SNL" dhe një koncert "Tiny Desk" të NPR./Lapsi.al

Të këshilluara

Nuk mbarojnë problemet për Britney Spears

Britney Spears ka zbuluar së fundmi për ndjekësit e saj se ajo po përjeton disa probleme shëndetësore. Këngëtarja me famë botërore ka bërë me dije se ajo ka dëm...

10:33

Lionel Richie nderohet me cmimin Icon

Lionel Richie do të marrë çmimin Icon në American Music Awards 2022. Çmimi i Ikonës nderon një artist "vepra e të cilit ka shënuar një ndikim global mbi indu...

17:07

Zbulohet prezantuesi i Oscars 2023

Jimmy Kimmel do të prezantojë Oscar-in e 95-të më 12 mars 2023. Gruaja e tij Molly McNearney, do të jetë producente ekzekutive e shfaqjes së çmimeve, së bashku ...

12:57

Bella Poarch kërkesë për divorc

Bella Poarch sapo ka bërë kërkesë për divorc nga bashkëshorti i saj. Dhe, me siguri, ju as nuk e kishit idenë se ylli i TikTok ishte e martuar. TMZ raportoi ...

12:25

Rebel Wilson, nënë për herë të parë

Rebel Wilson ka zbuluar së fundmi se ka mirëpritur fëmijën e saj të parë, një vajzë të quajtur Royce Lillian, nëpërmjet një surrogate. “Përtej krenarisë, ju ...

12:25

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI