Flash

"Dragoi i Pireut", kush është shqiptari tjetër në Greqi i akuzuar për përdhunim: Tentoi të hynte në dhomën time të gjumit

Lapsi.al 9 November 2022
"Dragoi i Pireut", kush është shqiptari tjetër në

Kledi Sulollari, 28-vjeçari shqiptar që sulmoi për të përdhunuar një 20-vjeçare në Nicë kishte tentuar të dhunonte edhe një grua në Kaminia e cila u arratis në momentet e fundit.

Sipas mediave greke, më 8 shtator në orët e para të mëngjesit, 28-vjeçari ka kaluar në rrugën e Kaminias, kur ka pikasur dritaren e ulët në banesën gjysmë të nëndheshme të viktimës. Dritarja kishte pamje në dhomën e gjumit të gruas.

28-vjeçari pa përreth për të parë nëse dikush mund ta shihte, kaloi disa herë për t'u siguruar dhe zbriti dy shkallët për të arritur në dritare.

“I dashuri im nuk ishte në shtëpi për momentin dhe autori ka tentuar të hyjë nga 3 e mëngjesit deri në 5 të mëngjesit, ka bërë foto”, tha viktima për ANT1.

Shqiptari i cili ka marrë dhe nofkën 'Dragoi i Pireut', u kap në afërsi të sheshit 25 Mars në Nice, pasi sulmoi dhe tentoi të përdhunonte një të re, e cila po kthehej në shtëpi. Kur ajo rezistoi, 28-vjeçari filloi ta godiste me grusht në fytyrë dhe trup. Një banor dëgjoi thirrjet e vajzës për ndihmë dhe njoftoi policinë. Efektivët në vendngjarje identifikuan autorin rreth një kilometër nga vendi i sulmit, i cili përputhej me përshkrimin e vajzës.

Të këshilluara

17 raste të reja me Covid në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publik bilancin e Covid 19 në 24 orët e fundit. Buletini ditor: COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 514 testime, 17 qyteta...

19:10

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI