Flash

Berisha: Dubai i Ramës në Durrës është afera më e madhe në Europë

Lapsi.al 9 November 2022
Berisha: Dubai i Ramës në Durrës është afera më e

Kreu i Partisë Demokratike ka folur me tone të ashpra për miratimin e procedurave të përshpejtuara për portin e Durrësit. Sipas tij, bëhet fjalë për një aferë Rama-Vuçiç. Berisha shtoi se kjo është afera më e madhe në Europë.

"Pasi kanë marrë mbi 500 miliardë lekë borxh dhe e kanë rritur borxhin në 107 përqind, përveç vilave dhe kontove të fshehta, këta vjedhës nuk janë në gjendje të nxjerrin asgjë substanciale në 9 vite, përveç pasurimit të tyre. Dua të qartësoj shqiptarët se ka ikur njeriu që ka për flamur, flamurin e Vuçiçit, që ka për atdheu, atdheun e Vuçiçit. Afera e Durrësit është aferë Rama-Vuçiç. Pas aferës qëndrojnë vëllezërit Kariç, të sanksionuar nga SHBA, BE dhe Britania, dhe tani bëjnë biznes me Edi Ramën. Dubai i Edi Ramës në Durrës është mega-afera më e madhe sot në Europë. I një njeriu që për të mbushur xhepat dhe për interesat e Vuçiç, i shkatërron vendit, portin mijëravjeçar. Flamuri i tij është flamuri i Serbisë. Flamuri i vjedhjes. Atdheu i tij është Beogradi.", tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI