Flash

BE jep 18 mld ndihmë për rindërtimin e Ukrainës

Lapsi.al 9 November 2022
BE jep 18 mld ndihmë për rindërtimin e Ukrainës

Bashkimi Europian ka propozuar një tjetër paketë ndihme për Ukrainën. Paketa makro-financiare për financimin e Ukrainës në vitin 2023 ka një total prej 18 miliardë € e propozuar nga Komisioni Evropian dhe ofron “fleksibilitet të lartë dhe kushte shumë të favorshme për Ukrainën, duke marrë parasysh situatën aktuale të vendit.”

Fondet do të disbursohen nëpërmjet kredive shumë të subvencionuara, për t’u shlyer për një periudhë maksimale prej 35 vjetësh, duke filluar nga viti 2033. Në një shprehje të mëtejshme solidariteti, BE-ja propozon gjithashtu mbulimin e kostove të normave të interesit të Ukrainës, përmes pagesave të mëtejshme të synuara nga shtetet anëtare në buxhetin e BE-së.

“BE vazhdon të qëndrojë në solidaritet me Ukrainën.Ne propozojmë një paketë mbështetjeje prej 18 miliardë eurosh për vitin 2023. Financimi në këste të rregullta për të ndihmuar rimëkëmbjen afatshkurtër dhe forcimin e institucioneve. Përgatitja e terrenit për një rindërtim të Ukrainës që përparon në rrugën drejt BE-së”, shkruan në Twitter presidentja e KE, Ursula von der Leyen.

Të këshilluara

Mbreti Charles dhe Camila sulmohen me vezë

Mbreti Charles dhe shoqëruesja e tij Camila janë qëlluar me vezë teksa ishin në një vizitë në York. Mësohet se personi që ka sulmuar mbretin është rrethuar dhe ...

14:22

Turqia nis të paguajë në rubla gazin rus

Turqia ka filluar të paguajë një pjesë të gazit natyror që importon nga Rusia në rubla, sipas ministrit turk të Energjisë Fatih Domez. Në një intervistë për rrj...

17:04

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46