Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Amnistia fiskale, Franca i kujton Ramës se çfarë ndodh nëse do të miratohet

Lapsi.al 9 November 2022
Amnistia fiskale, Franca i kujton Ramës se çfarë ndodh

Ambasadorja franceze në Shqipëri, Elizabeth Barsacq ka folur për nismën e qeverisë për amnistinë fiskale. Në një prononcim për mediat nga qyteti i Korçës, ajo shprehet se nuk është personi i duhur për të gjykuar këtë nismë, por sjell në vëmendje raportin e progresit për Shqipërinë. Sipas saj, në këtë raport përmendet 4 herë se miratimi i një amnistie fiskale nuk do të ishte e favorshme për Shqipërinë.

"Fillimisht unë nuk jam shprehur kundër amnistisë fiskale, por shpresoj dhe besoj që e keni lexuar të gjithë raportin e progresit për sa i përket Shqipërisë. E keni lexuar?

Sa herë përmendet amnisti fiskale në këtë raport? (pyet gazetarët) Në raport thuhet 4 herë se në rast të miratimit të amnistisë fiskale, kjo gjë nuk do të ishte aspak e favorshme. Por unë, për sa i përket këtyre që doni të dini ju, unë nuk jam personi i duhur që mund të përgjigjem.

Do të doja të bëja një krahasim për ju dhe të gjithë dëgjuesit tuaj. Kur shkoni të ndiqni një koncert mund ta vini re se të gjithë muzikantët e orkestrës, së pari koordinohen të kenë të gjithë një ‘la’. Tani Shqipëria është duke përshtatur prandaj ajo duhet të synojë të përshtatet me këtë notë. Në vend që të luaj një la, mund të luaj një ‘si’ por kjo është shumë e keqe për veshët e atyre që po dëgjojnë”, deklaraoi ambasadorja franceze.

Të këshilluara

Lushnje, arrestohet autori i 6 vjedhjeve

Policia e Lushnjës dha zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore 6 vjedhje të ndodhura më parë dhe ka vënë në pranga një 21-vjeçar. Sipas njoftimit të policisë,...

16:30

Kosova zgjat masat emergjente për energjinë

Kuvendi i Kosovës i ka dhënë miratimin edhe vendimit të Qeverisë mbi zgjatjen e masave emergjente për furnizim me energji. Kjo është hera e shtatë që kuvendi me...

11:38

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI