Flash

Alfred Rushaj heq dorë nga mandati i deputetit, dorëzon shkresën në Kuvend

Lapsi.al 9 November 2022
Alfred Rushaj heq dorë nga mandati i deputetit, dorëzon shkresën

Një tjetër deputet i opozitës në parlament, ka hequr dorë zyrtarisht nga mandati. Para nisjes së seancës plenare, Alfred Rushaj njoftoi se ka dorëzuar shkresën e dorëheqjes në Kuvend. Sakaq sipas listës, pritet që karrigen e lënë bosh nga Rushaj ta zërë Petrit Doda.

Alfred Rushaj ka shërbyer si Zëvendës Ministër i Financave nga viti 2009 deri në vitin 2013. Po ashtu ai ka qenë këshilltar juridik i Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë nga viti 2005 deri në vitin 2009. Nga viti 1997 deri 2005 ka mbajtur disa pozicione menaxheriale dhe ekzekutive në Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESh). Rushaj ka qenë Kryetari i Bordit Mbikëqyrës të OSSH, Anëtar i Bordit të Drejtorëve të OST, Anëtar i Bordit të Drejtues për Agjencinë e Burimeve Natyrore.

Ai gjithashtu ka qenë pedagog i Drejtës Publike në Fakultetin e Drejtësisë nga viti 1999 deri në vitin 2004.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI