Flash

17 raste të reja me Covid në Shqipëri

Lapsi.al 9 November 2022
17 raste të reja me Covid në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publik bilancin e Covid 19 në 24 orët e fundit.

Buletini ditor:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 514 testime, 17 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 22 të shëruar në 24 orët e fundit

9 Nëntor 2022-Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 514 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 17 qytetarë, në këto Bashki:

9 në Tiranë, 2 në Fier, nga 1 qytetar në Patos, Selenicë, Himarë, Sarandë, Finiq, Belsh.

Janë 179 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 22 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,189 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 9 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore 17

Të shëruar në 24 orë 22

Të shtruar në spitale 3

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 514

Testime totale 2,001,064

Raste pozitive 331,961

Raste të shëruara 328,189

Raste Aktive 179

Humbje jete 3,593

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 133

Vlorë 16

Fier 12

Gjirokastër 6

Berat 4

Elbasan 3

Shkodër 2

Durrës 2

Lezhë. 1

Të këshilluara

Lushnje, arrestohet autori i 6 vjedhjeve

Policia e Lushnjës dha zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore 6 vjedhje të ndodhura më parë dhe ka vënë në pranga një 21-vjeçar. Sipas njoftimit të policisë,...

16:30

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI