Flash

Vjedhja në market/ Pronari: Ishin 4 persona të armatosur me maskë në fytyrë

Lapsi.al 8 November 2022
Vjedhja në market/ Pronari: Ishin 4 persona të armatosur me maskë

Detaje të reja janë zbuluar nga grabitja e ndodhur në Voskop. Mësohet se autorët kanë thyer derën hyrëse. Më pas ata kanë marrë marrë shumat e parave dhe produktet. Autorët e kryen vjedhjen e tyre rreth orës 05:00 të mëngjesit, sipas dëshmisë së pronarit. Ky i fundit, Bledar Leska pati edhe një prononcim për media.

“Kanë qenë 4 persona, kanë çarë derën me këmbë. Ata kanë qenë me maskë më duket dhe me armë, që mbase ka qenë lodër nuk e di, por duket në kamera. Kanë marrë sirtaret komplet me dokumentacionet e djalit dhe lekët që kanë qenë brenda. Kanë marrë komplet ç’kanë qenë paketat aty. Kanë marrë shishet e wiskit dhe duket që e kanë monitoruar gjënë më parë që kanë hyr me dijeni”, ka thënë ai.

Leska u shpreh se ishte i pa mundur identifikimi i tyre pasi ishin të maskuar. Gjatë momentit të vjedhjes nuk pati persona të lënduar përveçse dëme materiale.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI