Flash

Turqia arreston dy persona për vrasjen e një polici bullgar

Lapsi.al 8 November 2022
Turqia arreston dy persona për vrasjen e një polici bullgar

Dy persona janë arrestuar në Turqi në lidhje me vrasjen e një polici kufitar bullgar, njoftoi drejtori i Shërbimit Kombëtar Hetues i Bullgarisë, Borislav Sarafov.

Polici ishte qëlluar për vdekje gjatë patrullimit pranë kufirit të Bullgarisë me Turqinë.

Sarafov tha se sipas informacioneve të para, personat e arrestuar nuk janë shtetas të Turqisë. Ai tha se njëri ishte dorasi dhe personi i dytë kishte ndihmuar në këtë incident.

Autoritetet bullgare e kanë përshkruar rastin si të paprecedentë dhe njoftuan se do të marrin “masa të ashpra” për të luftuar migrimin ilegal.

Sekretari i Ministrisë së Jashtme të Bullgarisë, Petar Todorov, tha se polici i vrarë ishte rreshteri i Policisë Kufitare, Petar Bachvarov.

Bullgaria tha se vrasja e policit ka ndodhur më 7 nëntor, teksa është rritur fluksi i personave që po mundohen të hyjnë ilegalisht në shtetet e Bashkimit Evropian.

Ky nuk është incidenti i parë që ka rezultuar me vrasjen e zyrtarëve kufitarë. Në gusht të këtij viti, dy policë bullgarë u vranë gjatë një aksidenti në Burgas, teksa po ndiqnin një autobus me migrantë ilegalë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme bullgare, që nga fillimi i vitit deri në shtator janë ndaluar 12.740 migrantë ilegalë, që kishin tentuar të hynin ilegalisht në Bullgari. Kjo shifër paraqet rritje për mbi dyfish krahasuar me numrin e migrantëve të ndaluar vitin e kaluar. /REL

Të këshilluara

Turqia nis të paguajë në rubla gazin rus

Turqia ka filluar të paguajë një pjesë të gazit natyror që importon nga Rusia në rubla, sipas ministrit turk të Energjisë Fatih Domez. Në një intervistë për rrj...

17:04

Sot zgjedhjet në SHBA, kur dalin rezultatet

Për këdo që ndjek zgjedhjet e mesmandatit të së martës në SHBA: Bëhuni gati për një natë të gjatë dhe ndoshta ditë pritjeje para se të bëhet e qartë se kush do ...

10:29

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46