Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Tensioni në Kosovë/ Digjet një tjetër makinë me targa 'RKS' në Zveçan

Lapsi.al 8 November 2022
Tensioni në Kosovë/ Digjet një tjetër makinë me targa

Një veturë me targa RKS është djegur sot në Komunën e Zveçanit, komunë e banuar me shumicë serbe, në veri të Kosovës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se vetura së cilës i është vënë zjarri, është pronë e një qytetareje serbe të Kosovës.

Sipas njoftimit, nuk ka pasur ndonjë të lënduar “përveç dëmeve materiale të shkaktuara nga vënia e zjarrit në automjet”.

Ky incident po shënon rastin e pestë të djegieve të veturave me targa RKS në veri të Kosovës.

Shtetet e Bashkuara dënuan, më 2 nëntor, djegien e pronave të atyre personave që kanë apo synojnë të riregjistrojnë makinat e tyre me targa ilegale serbe, në RKS – Republika e Kosovës.

Aktualisht, autoritetet e Kosovës janë duke zbatuar një plan tre fazësh përmes së cilit inkurajohen qytetarët në katër komunat veriore të vendit, që të riregjistrojnë veturat e tyre.

Riregjistrimi po kërkohet për veturat që bartin targa ilegale të lëshuara nga Serbia, me shkurtesa të emrave të qyteteve si PR, PZ e të tjera.

Besohet se afër 10.000 targa të tilla qarkullojnë në komunat e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut.

Tri fazat e zbatimit të planit për targat përfshin fillimisht qortime për qytetarët që nuk i kanë ndryshuar ende targat, për të vazhduar më vonë me gjoba dhe targa provuese.

Qeveria e Kosovës synon që nga 21 prilli i vitit 2022 të mos ketë më në qarkullim vetura me targa ilegale serbe.

Rikujtojmë se në kundërshtim të këtij plani të autoriteteve të Kosovës, më 5 nëntor, përfaqësuesit e serbëve ofruan dorëheqjen nga institucionet e nivelit lokal në Kosovë, nga Gjyqësori, Policia, si dhe nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës.

Partnerët ndërkombëtarë të Kosovës, në këtë situatë, kanë përsëritur thirrjet për ruajtjen e qetësisë në Kosovë, si dhe që të shmanget eskalimi i tensioneve të krijuara./REL

Të këshilluara

Alarmi për bømbë në SPAK, reagon policia

Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 11:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë për një sasi lënde plasëse që dyshohet se është vendosur në një in...

12:09

Alarm për bømbë në SPAK

Është ngritur alarmi për bombë në pranë Gjykatës së Posaçme Anti-Korrupsion, pas një telefonate në Policinë e Shtetit. Forcat e rendit reaguan me deklaratë. ...

11:46

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI