Flash

Sinjali/ Mesazh i ftohtë nga BE për Shqipërinë, në ditën e madhe të zgjerimit

Në ditën që Brukseli e cilëson si më të rëndësishmen për zgjerimin në vitet e fundit, komisionerja Marta Kos nuk përmendi asnjëherë Shqipërinë. Heshtja vjen ndërsa BE ka shprehur hapur shqetësime për projektin e Zvërnecit, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për investimet strategjike, përdorjen e mazhorancës parlamentare për të mbrojtur imunitetin e Belinda Ballukut, dhe klimën e sundimit të ligjit.

18:25

"Të fus në dhe. Të marr jetën by***ir"/ Shefi i Komisariatit të Pukës rreh qytetarin

Lapsi.al 8 November 2022
"Të fus në dhe. Të marr jetën by***ir"/ Shefi i

Një qytetar nga qyteti i Pukës, i quajtur Zamir Puka, ka denoncuar në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” rrahjen nga ana shefi i komisariatit të këtij qyteti Pjerin Lazri. Ky i fundit, për një inat personal i ka çuar patrullën e i ka hequr patentën Zamirit.

Zamir Puka: Unë quhem Zamir Puka e jetoj në Pukë. Kam punuar nja 9 muaj në Himarë. Kam ardhur në Pukë më datën 11 Gusht. Kam ardhur atë natë në darkë. Të nesërmen në mëngjes, kam dalë në qytet nga ora dhjetë a diçka e tillë, dhjetë e gjysmë. Më ka ndaluar policia. Më rrethon policia thonë “në komisariat, se ke ecur me shpejtësi”.

I thashë unë: “Në qoftë se kam ec me shpejtësi më fut gjobën”! Jo, tha, jam shefi i komisariatit,- tha,- do vish në komisariat! Shkova në komisariat me makinë. Verifikuan makinën. Në rregull! Më vunë pipën e alkoolit, isha në rregull. Mbas 3 ditësh, diçka e tillë, diçka e tillë, dola prej shtëpie pasdite, më dalin policia prapë përpara. Ndaloje pak këtë makinën! E ndalova. Më thonë do vish në komisariat, se kemi ankesa për ty edhe unë i thashë: Në komisariat nuk vij. Para dy ditësh kam qenë. Jo,- thanë,- hajde!

Më rrethuan makinën. I futa marshin, i thashë po vij edhe ika. Më kishin nxjerrë makinën në kërkim, më kishin nxjerrë edhe mua në kërkim. Më erdhi një letër prej poste, shkova u paraqita te komisariati. I dhashë patentën shefit të komisariatit në dorë në kat të tretë. Polici i qarkullimit, Antoni, më thotë, Zamir thotë: “unë s’kam ça me të bërë, më ka dhënë urdhër shefi i komisariatit, t’i heqësh patentën e këtij 6 muaj. Edhe më ka thënë “do të lëviz prej pune, do të heq prej pune.”

Tha ka marrë vendim komisioni. I thashë unë: si ka marrë vendim komisioni, tu më thënë nesër dërgo letrat për Shkodër e pasnesër shko merre? Si u mor vendim komisioni? Jo po ka pas me u bo dje, unë i kam marrë një ditë me vonesë. Ku ta di domethënë, çdo gjë është bo e paligjshme dhe komisioni është bë i paligjshëm pa shkuar dokumentacioni atje.

Një ditë rastisi unë me një kafe bashkë me shefin e komisariatit, ballë për ballë këto ditët e fundit. Më thotë mu, kam do flasim thotë bashkë, kështu me të vogël do flasim. Me mu i thashë do flasësh? Po,- tha,- do flasim edhe nuk e pashë më. Sot e pashë vetëm po hipte në makinë atje ishte te një kafe tjetër edhe i thashë “më ke thirr me fol me ty”.

Por shefi i “madh” nuk u mjaftua me kaq. Gjatë një ballafaqimi me qytetarin, Pjerin Lazri, i thotë këtij të fundit, se nuk pyet për njeri, duke e sharë me libër shtëpie. Shefi i uniformave blu i thotë edhe se do e fusë në dhe e do i marrë jetën duke e goditur edhe fizikisht.

Qytetari: O shefi! A mund të takoj një minutë? Si ia kalove?

Shefi i Komisariatit Pukë: Mirë!

Qytetari: A u lodhe?

Shefi i Komisariatit Pukë: Pak!

Qytetari: A je mirë? Si ia kalon? Zamir Puka!

Shefi i Komisariatit Pukë: E di e di, ta mësova emrin.

Qytetari: Po me, me. Më ke thënë një ditë me u taku.

Shefi i Komisariatit Pukë: Të kam thënë se… Unë tashi jam pa… (Nuk kuptohet). Ke shkruajtur diçka në emrin tim.

Qytetari: Në emrin tënd?

Shefi i Komisariatit Pukë: Po!

Qytetari: Ça kam shkruar?

Shefi i Komisariatit Pukë: Ma kanë pru në “forward”.

Qytetari: Hë, hë, edhe…

Shefi i Komisariatit Pukë: Nëse e ke shkruajtur, ke bë shumë gabim, që më ke përmend emrin!

Qytetari: Për ça kam përmend emrin ty?

Shefi i Komisariatit Pukë: Për ç’… për ç’… edhe për mirë.

Qytetari: A po ta bëj një pyetje mor shok? Për cilën arsye mua ma ke heq patentën?

Shefi i Komisariatit Pukë: Ta kena heq…, ta ka heq komisioni patentën.

Qytetari: Cili komision?

Shefi i Komisariatit Pukë: Komisioni. Ka një komision.

Qytetari: Mua më kanë thënë, e kanë bërë, është heq me urdhër të shefit.

Shefi i Komisariatit Pukë: I ke ik policave. Je për burg. Mosbindje.

Qytetari: Mosbindje?

Shefi i Komisariatit Pukë: A të kanë ndaluar?

Qytetari: Kush e ka nxjerr policinë përpara? Kush ma ka nxjerr policinë përpara?

Shefi i Komisariatit Pukë: Unë ta kam nxjerr.

Qytetari: Ma ke nxjerr ti?

Shefi i Komisariatit Pukë: Po!

Qytetari: Për cilën arsye?

Shefi i Komisariatit Pukë: Për arsye, sepse për me të pyet për gratë, që janë anku për ty.

Qytetari: Janë ankuar për mua?

Shefi i Komisariatit Pukë: Po! Pse ke ik ti?

Qytetari: Tashi, policia është private, a është e shtetit?

Shefi i Komisariatit Pukë: Për private s’e rruaj k**n! S’ekziston kurrë ti, as shokët tuaj mor, me kë je tu fol ti? Me kë je tu fol privatisht ti?

Qytetari: Unë s’jam tu fol privatisht.

Shefi i Komisariatit Pukë: Por të degjeneroj, mor!

Qytetari: Ti je shteti, mo vlla!

Shefi i Komisariatit Pukë: Të fus në dhe mo hej..! Të fus në dhe, mo…!

Qytetari: Ti je shteti!

Shefi i Komisariatit Pukë: O B***rë!. Të fus në dhe mor k*r!

Qytetari: Ti, a je shteti?

Shefi i Komisariatit Pukë: Të fus në dhe, mor! Jam Pjerini mor, jam Pjerini!

Qytetari: Mos luj me dorë!

Shefi i Komisariatit Pukë: Jo shteti! Jam Pjerin Lazri!

Qytetari: Mos shty me dorë!

Shefi i Komisariatit Pukë: Jam Pjerin Lazri! Unë të marr jetën, mor!

Qytetari: Në rregull mor, ti je shteti!

Shefi i Komisariatit Pukë: Të marr jetën mo, të thashë!

(Qëllon qytetarin)

Shefi i Komisariatit Pukë: Po kush je ti, mor?

Qytetari: Kush ma ka nxjerr policinë…?

Shefi i Komisariatit Pukë: Unë! Shef, shefi i komisariatit ta ka nxjerrë!

Qytetari: Pse?

Shefi i Komisariatit Pukë: Se kështu e kam gjyku unë.

Qytetari: E ke gjyku ti?

Shefi i Komisariatit Pukë: Edhe ke me u ndal, kur të thirr policia!

Qytetari: Po!

Shefi i Komisariatit Pukë: Kanë marrë mo legen atje, ke bo xhiro, ke bo spektakël e të kam thënë ik në punën tënde, as gjobë… (Nuk kuptohet)

Shefi i Komisariatit Pukë: Spektakël ke bërë.

Qytetari: Mirë në rregull! Faleminderit shumë!

Shefi i Komisariatit Pukë: Për ça? Faleminderit për ça?

Qytetari: Faleminderit, që më erdhe, më preke me dorë!

Shefi i Komisariatit Pukë: Më erdhe te unë, erdhe te unë ti.

Qytetari: A më ke thënë duar me të takuar, mo vlla? A më ke thënë atë ditë, dua me fol një çikë?

Shefi i Komisariatit Pukë: A je tu m’u vu mbrapa mu ti?

Qytetari: Unë s’jam, tu tu vu mbrapa ty mo!

Shefi i Komisariatit Pukë: Atëherë, bën mirë mos…! Bën mirë, ku të jem unë mos me hy ti! Përmend emrin ti by***ir, se…

Qytetari: By***r unë?

Shefi i Komisariatit Pukë: (E qëllon me shuplakë në fytyrë) Kam shkrim mo, kam shkrim.

Qytetari: Më ke rënë në qafë. Më ke heq bukën e gojës.

Shefi i Komisariatit Pukë: Jo, s’të kam heq bukën e gojës.

Qytetari: Ti më ke heq bukën e gojës.

Shefi i Komisariatit Pukë: Ti domethënë…

Qytetari: Ti je shteti, unë jam kërrkushi!

Shefi i Komisariatit Pukë: Dëgjo!

Qytetari: Unë kam shkuar kam punuar për 350 mijë lekë në Dhërmi dhe në Himarë.

Shefi i Komisariatit Pukë: Dëgjo!

Qytetari: Një minutë! Kam shkuar për 350 mijë lekë.

Shefi i Komisariatit Pukës: Se janë t’u më prit pak. Nëse ke kohë rrimë prapë!

Qytetari: Po në rregull! Takohena, pimë kafe!

Shefi i Komisariatit Pukës: Edhe…

Qytetari: Unë kam kërku falje qysh…

Shefi i Komisariatit Pukës: Ia q** motrën, ia q** motrën!

Qytetari: Unë jam burrë.

Shefi i Komisariatit Pukës: Prit një sekondë! Hej, erdhëm, ke kohë, që më provokon.

Qytetari: Të provokoj unë, hë?

Shefi i Komisariatit Pukës: Po, ti shko…

Qytetari: Ti më ke rënë në qafë mu, më ke heq patentën në mënyrë private.

Shefi i Komisariatit Pukës: Dëgjo!

Qytetari: Ti e ke nxjerrë policinë dy herë në mënyrë private.

Shefi i Komisariatit Pukës: O do folësh…?

Qytetari: A m’i ke nxjerrë përpara? Ti, a the vetë?

Shefi i Komisariatit Pukës: Shtetërore! (bërtet)/tvklan.al

Të këshilluara

Primaret e PD, Sazan Guri garon në Berat

Ambientalisti Sazan Guri ka vetëshpallur kandidaturën e tij për Primaret në PD, për Bashkinë e Beratit. Teksa ishte i pranishëm në takimin e kryetarit të Partis...

19:03

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI