Flash

Selena Gomez reagon ndaj kritikave për komentin e saj

Lapsi.al 8 November 2022
Selena Gomez reagon ndaj kritikave për komentin e saj

Selena Gomez ka reaguar pasi komentet e saj për miqësinë e saj me Taylor Swift ndezën një debat në mediat sociale.

Duke folur për Rolling Stone , Gomez e përshkroi Swift-in si "miken e saj të vetme në industri". "Unë kurrë nuk u përshtata me një grup të lezetshëm vajzash që ishin të famshme", u shpreh ajo.

Të shtunën, E! News ndau thënien e Gomez në Instagram, së bashku me një seri fotosh që tregonin dyshen së bashku në skenë. Ndër ata që komentuan postimin ishte aktorja Francia Raísa, e cila ka qenë mike me artisten për më shumë se një dekadë. "Interesante," shkroi Raísa.

Një ditë pas E!News, përdoruesja e TikTok, Stephanie Tleiji, ndau një video që përmbledhte atë që shumë e interpretuan si një mospërfillje. Në klip, Tleiji gjithashtu vuri në dukje se Raísa kishte hequr Gomez nga Instagram dhe mungonte në dokumentarin e ri "Selena Gomez: My Mind & Me". Këngëtarja iu përgjigj akuzave në komentet e videos, duke shkruar: “Më falni që nuk përmenda çdo person që njoh”.

Diskursi i mediave sociale vjen rreth pesë vjet pasi Raísa i dhuroi një nga veshkat e saj Selenas, e cila kërkoi një transplantim pasi u diagnostikua me lupus, një sëmundje autoimune.

“Nuk ka fjalë për të përshkruar se si mund të falënderoj shoqen time të bukur Francia Raisa,” shkroi Gomez në Instagram në vitin 2017. “Ajo më dha dhuratën dhe sakrificën më të madhe. M ë dhuroi veshkën e saj. Unë jam jashtëzakonisht ebekuar. Të dua shumë motër.”/Lapsi.al

Lexo edhe:https://lapsi.al/2022/11/07/selena-gomez-zbulon-detaje-rreth-kengeve-te-reja/

 

Të këshilluara

Lionel Richie nderohet me cmimin Icon

Lionel Richie do të marrë çmimin Icon në American Music Awards 2022. Çmimi i Ikonës nderon një artist "vepra e të cilit ka shënuar një ndikim global mbi indu...

17:07

Zbulohet prezantuesi i Oscars 2023

Jimmy Kimmel do të prezantojë Oscar-in e 95-të më 12 mars 2023. Gruaja e tij Molly McNearney, do të jetë producente ekzekutive e shfaqjes së çmimeve, së bashku ...

12:57

Bella Poarch kërkesë për divorc

Bella Poarch sapo ka bërë kërkesë për divorc nga bashkëshorti i saj. Dhe, me siguri, ju as nuk e kishit idenë se ylli i TikTok ishte e martuar. TMZ raportoi ...

12:25

Rebel Wilson, nënë për herë të parë

Rebel Wilson ka zbuluar së fundmi se ka mirëpritur fëmijën e saj të parë, një vajzë të quajtur Royce Lillian, nëpërmjet një surrogate. “Përtej krenarisë, ju ...

12:25

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI