Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Primaret në PD, deputeti garon për Bashkinë Vau i Dejës

Lapsi.al 8 November 2022
Primaret në PD, deputeti garon për Bashkinë Vau i Dejës

Një tjetër politikan i është bashkuar procesit të primareve në Partinë Demokratike për përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet vendore të vitit 2023. Deputeti i PD-së, Zef Hila ka konfirmuar se do të garojë në procesin e primareve për bashkinë e Vaut të Dejës. Këtë e ka konfirmuar vetë demokrati me anë të një postimi në Facebook.

“Dua të ndajë sot me ju vendimin për të paraqitur kandidaturën time për Kryetar të Bashkisë Vau Dejës, nëpërmjet proçesit të Primareve. Kam marrë këtë vendim për disa arsye, të cilat dua t’i paraqes këtu, bazuar në integritetin tim, në përgjegjshmërinë dhe eksperiencën time, në respekt të marrëdhënieve të forta, që kemi ndërtuar bashkë në shumë vite, për të gjetur mirëkuptimin me ju, qytetarë, demokratë, simpatizantë dhe çdo banor në territorin e Bashkisë Vau Dejës” – shkruan Hila ndër të tjera.

Deputeti i PD-së thotë se arsyeja kryesore e kandidimit është për qytetarët dhe mbështetësit e tij. Kujtojmë se më herët, Zef Hila ka qenë kryetar bashkie në Vaun e Dejës.

Të këshilluara

Primaret e PD, Sazan Guri garon në Berat

Ambientalisti Sazan Guri ka vetëshpallur kandidaturën e tij për Primaret në PD, për Bashkinë e Beratit. Teksa ishte i pranishëm në takimin e kryetarit të Partis...

19:03

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI