Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Primaret e PD, Sazan Guri garon në Berat

Lapsi.al 8 November 2022
Primaret e PD, Sazan Guri garon në Berat

Ambientalisti Sazan Guri ka vetëshpallur kandidaturën e tij për Primaret në PD, për Bashkinë e Beratit. Teksa ishte i pranishëm në takimin e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha me Frontin për Shpëtimin Kombëtar, Guri u shpreh se guxoi ndaj u fut në garë. Ai u shpreh se është nëse nuk zgjidhet në Primaret e PD-së, rëndësi ka që e mori këtë iniciativë për t'u futur në garë.

'Unë guxova, kryetar bashkie në Berat, s'ka rëndësi nëse me zgjedh primarja apo jo. Po unë guxova si intelektual, si djalë berati. Madje i thashë kolegut, nëse unë zgjidhem kryetar ti do jesh automatikisht nënkryetar, ai që konkuron. S'ka rëndësi fare, të guxojmë.'- u shpreh Guri.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI