Flash

Largimi masiv, Presidenti kërkon konsullatë angleze në Kukës

Lapsi.al 8 November 2022
Largimi masiv, Presidenti kërkon konsullatë angleze në Kukës

Presidenti i republikës Bajram Begaj ka kritikuar deklaratat e sekretares së brendshme të Britanisë së Madhe, Suella Braverman për çështjen e emigrantëve. Kreu i shtetit tha se shqiptarët nuk mund të etiketohen si pushtues pasi kudo ku ata jetojnë paguajnë taksa dhe respektojnë ligjin.

Sipas Begajt qeveria e Britanisë së Madhe duhet të ndryshojë politikat e emigrimit me qëllim që qytetarët të ikin me viza të përkohshme për të punuar. Ai kërkoi hapjen e një zyre konsullore në Kukës.

“I kam kërkuar qeverisë britanike investimet e saj t’i bëjë në drejtim të zonave ku ka emigrantë, rruga e duhur peër mua dhe kërkesa ime ndaj tyre është investimet e qeverisë angleze në këtë rajon të bëhen të prekshme nga qytetarët mos të jeneë vetëm në kuadrin e keshillimeve por të jenë investime me qëllim që këta qytetarë që ikin për një jetë më të mirë të punonojnë e të jetojne në Kukës, Dibër, Has e Tropojë. Kërkeseë tjetër e imja ka të bëjë me hapjen e një mikrokonsullate angleze në Kukës dhe të bëjë të mundur që qytatarët të ikin me viza të rregullta të përkoheshme për tëe punuar si punëtor sezonal", tha Begaj.

 

Të këshilluara

Primaret e PD, Sazan Guri garon në Berat

Ambientalisti Sazan Guri ka vetëshpallur kandidaturën e tij për Primaret në PD, për Bashkinë e Beratit. Teksa ishte i pranishëm në takimin e kryetarit të Partis...

19:03

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI