Flash

Kurti pas takimin me opozitën: Marrëdhëniet me SHBA nuk janë cënuar

Lapsi.al 8 November 2022
Kurti pas takimin me opozitën: Marrëdhëniet me SHBA nuk janë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një prononcim për media pas takimit me krerët e opozitës. Ai ka thënë se takimi ishte i mirë, për dallim prej asaj që thanë opozitarët pas takimit.

“Takimi ishte shumë i mirë. Ishte takim njoftues për situatën politike dhe të sigurisë, me bashkëbisedim të hapur dhe serioz”, tha Kurti.

Kurti pati edhe një koment për Memli Krasniqin, Lumir Abdixhikun dhe Ramush Haradinajn.

“Përshtypja ime është që krerët opozitarë janë më shumë të pakënaqur sesa mospajtues”.

Ndërkaq, për lënien e takimit nga Haradinaj, Kurti tha se nuk e komenton dhe se këtë punë e bëjnë analistët.

“Për atë se kush, si sillet nuk mendoj që duhet t’i lë pa punë analistët nëpër debatet e mbrëmjes”.

Përgjigje të ngjashme pati edhe kur u pyet për vendosjen e flamujve amerikanë para Qeverisë së Kosovës.

“Çfarë duhet të pres, s’e kuptoj çfarë, për besë. Të gjithë janë të lirë të bëjnë cka duan përbrenda ligjit dhe kushtetutshmërisë. Po e them edhe njëherë që s’ka nevojë t’i lë pa punë analistët, unë jam për t’i shtuar vendet e punës, jo për t’i zvogëluar”.

Kurti përsëriti se është duke u koordinuar ngushtë me aleatët e Kosovës dhe se aktualisht komunikimi është “më i dendur”.

“Së pari, nuk bëhet fjalë për kurrfarë prishje të raporteve siç e kam thënë edhe nga Qeveria. Komunikimi, koordinimi, kontaktet me QUINT-in, BE-në, SHBA-në, NATO-n, KFOR-in, EULEX-n janë të vazhdueshme dhe ndodhin disa herë në ditë. S’është e vërtetë që ka cenim të raporteve, përkundrazi ka dendësi të komunikimit dhe të bashkërendimit”.

Ai tha se Qeveria e tij e di se çfarë rruge po ndjek, duke u përgjigjur kritikave për këtë çështje. “Nuk është e vërtetë që s’e dimë se çfarë rruge jemi duke shkuar. Është rrugë e paqes dhe sigurisë që bëhet në përputhje me mandatin tonë, me vullnetin e popullit dhe në bashkërendim me miqtë, aleatët dhe partnerët tonë perëndimorë demokratikë”. 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI