Flash

Kiara Tito dhe Butrint Imeri më në fund flasin për lidhjen e tyre sekrete

Lapsi.al 8 November 2022
Kiara Tito dhe Butrint Imeri më në fund flasin për lidhjen e tyre

Pas Butrint Imerit, tashmë ka ardhur edhe reagimi i Kiara Titos lidhur me ndarjen e tyre. Së fundmi, moderatorja ka qenë e ftuar te programi “Rudina”, ku ka komentuar jo vetëm reagimin e Butrintit por ka thënë se gjithnjë marrëdhëniet e dashurisë i ka konsideruar si serioze.

Biseda në studio:

Rudina Magjistari: Në programin “Zemër Luana”, që i urojmë shumë suksese, ishte i ftuar një këngëtar, Butrint Imeri, i cili foli pikërisht për Kiarën, edhe tha që kanë qenë miq të mirë. Çfarë tha gjyshja, e ndoqe?

Gjyshja e Kiara Titos: Po miq-miq kanë qenë Rudina, miq kanë qenë…

Rudina Magjistari: Se nuk kishte folur më përpara dhe bëri lajm diçka e tillë.

Gjyshja e Kiara Titos: Po miq kanë qenë…

Rudina Magjistari: Po të erdhi keq që i kanë ndërprerë?

Gjyshja e Kiara Titos: Jo. Fare-fare. Me atë person fare. Nuk pati ndonjë lidhje serioze.

Kiara Tito: Po si moj s’e kishim serioze?!

Rudina Magjistari: Paska qenë serioze domethënë?

Gjyshja e Kiara Titos: Po për momentin ashtu kemi qenë të gjithë ne, një, dy, tre… apo jo Rudina.

Kiara Tito: Jo, ideja është që përgjithësisht te vetja ime, një marrëdhënie e kam quajtur gjithmonë serioze s’e nuk është se i kam hyrë diçkaje…

Rudina Magjistari: Nisesh gjithmonë me dëshirën më të mirë?

Kiara Tito: Nisem gjithmonë me dëshirën më të mirë. Serioze mbase ngjan fjalë shumë e madhe, por është një marrëdhënie normale. Çfarë mendimi kishe ti Leta?

Gjyshja e Kiara Titos: Unë kisha mendim zero.

Rudina Magjistari: Po gjyshja të pyeti pse u ndatë? Se një lloj përgjigje u dha dje, që thjesht u ndatë pa asnjë arsye. Po gjyshja e kishte merak këtë pjesë?

Kiara Tito: Gjyshja normalisht ka mësuar edhe nga portalet, e normalisht do të më pyeste, por nuk më ka ndërhyrë shumë, gjithmonë kanë pasur besim te zgjedhjet e mia dhe jo çdo gjë që nis duhet të përfundojë, gjithçka mund të ndodhë rrugës.

Të këshilluara

Backstreet Boys, homazh artistit Aaron Carter

Nick Carter u pushtua nga emocionet në performancën e tij të parë me Backstreet Boys pas ndarjes nga jeta të vëllait të tij më të vogël, Aaron Carter. "Ne  h...

17:48

Robert Berisha: Mos u ktheni me ish-at

Nora Istrefi u rikthye pas kaq kohësh në ekran në një rrëfim ndryshe, ku zbuloi shumë nga jeta e saj private. E ftuar në “Më Lër Të Flas”, disa kohë më parë, N...

16:49

Kim Kardashian "bën paqe" me Kanye West

Kim Kardashian dhe Kanye West duket se po flasin sërish. Ata u panë duke biseduar në lojën e futbollit të djalit të tyre Saint, të mbajtur në stadiumin SoFi. ...

13:20

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI